E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, të martën mbledhje qeverie dhe emri i kryeministrit

ATHINE- Përfunduan duke arritur progres mbrëmjen e së hënës, negociatat mes kryeministrit Papandreu dhe kreut të opozitës së djathtë, Samaras. 

Zëdhënësi i qeverise tha se diskutimet do vazhdojnë edhe të martën në mëngjes rreth përbërje së qeverisë së koalicionit. 

Më pas, në ora 12 00 në mesditë, Papandreu do të mbledhë kabinetin e tij qeveritar dhe mendohet se deri atëherë do jetë mësuar emri i kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë së koalicionit.

Ajo qe dihet eshte se perfaqesuesi i Greqisë në FMN Panajotis Rumeliotis, pritet te mberrijë nga Uashingtoni ne Athine, ndërsa më herët gjatë pasdites mbërriti nga SHBA, Lukas Papadhimos, emri që u lakua i pari për postin e kryeministrit. Njeri prej dyve me gjasë, do të jetë kreu i qeverisë së koalicionit.

Pritet qe pas shpalljes se emrit te ri te kryeministrit dhe perberjes se qeverise, Papandreu të paraqesë te Presidenti i Republikës dorëheqjen e tij dhe qeverisë së tij, për t'i hapur rrugë qeverisë se re.

Ndërkaq zëvëndëskryeministri Evangelos Venizelos përfaqëson Greqinë në mbledhjen e Eurogrupit me qëllim lirimin e menjëhershëm të këstit të gjashtë të kredisë.

Komisioni Evropian i bëri thirrje sot Greqisë për "më shumë qartësi" në situatën politike dhe ekonomike përpara se të levrohen paketat e mbështetjes. "Ne kemi nevojë për qartësi në lidhje me zhvillimet politike dhe ekonomike në Athinë dhe më pas ne do të diskutojmë, "sot, në takimin e ministrave të financave të Eurozonës për të paguar këstin e 6 të ndihmës", tha zëdhënësi i Komisionit përgjegjës për Çështje ekonomike Altafaj Amadeus.

Edhe Shtëpia e Bardhë në një deklaratë i bën thirrje Greqisë që të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur, në përmbushjen e angazhimeve të saj sipas planit të ri të mbështetjes. Lidhje te tjera Greqi, ja tre personat që përfliten për të qenë kryeministër Qeveria e re, cilat jane kushtet e Lukas Papadimos Eurogrupi, presion Greqisë të mbyllë marrëveshjen  Merkel telefon me Papandreun: Zgjedhje pas marrëveshjes BE

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›