Franca tregon forcën, tre gola Gjermanisë

Franca e ka nisur me fitore Kampionatin Europian të moshës deri në 17 vjeç, teksa në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ka mundur 3-0 Gjermaninë. Goli më i shpejtë i këtij Europiani në vetëm 45 sekonda ka ardhur nga francezët, të cilët kanë kaluar në avantazh me anë të Azizi. Pas 12 minutash Gjermania shokohet teksa ka pësuar dhe golin e dytë, që mban firmën e Ngoesan.
Situata bëhet më e vështirë për gjermanët, të cilët në të 31’ kanë mbetur me dhjetë futbollistë, ndërsa Kaba është ndëshkuar me karton të kuq. Franca administron mirë avantazhin dhe godet në të 78’, atëherë kur Bartola ka shënuar golin e tretë duke vendosur përfundimisht fatin e këtij takimi.
Grupi A kryesohet nga Portugalia e Franca me nga 3 pikë, kurse Gjermania dhe Shqipëria 0 pikë. Kualifikohen për më tej dy të parat e grupit që në gjysmëfinale do të luajnë sipas skemës A1-B2 dhe B2-A1. Europiani i moshës deri në 17 vjeç përfundon më 1 qershor.