E Diel, 1 Nëntor 2026

Françeska: Lidhje në ‘Big Brother’ nuk zgjasin

Pasi e ka përjetuar vetë eksperiencën e lojës së “Big Brother”, një vit më pas, Françeska Jaçe jep opinionin e saj për banorët e rinj. Françeska ka thënë se Anaidin e sheh si lojtarin më të fortë aty brenda, krahasuar me banorët e tjerë.

“Mund të them që vetëm Anaidi më pëlqen aty, banorët e tjerë nuk më duken lojtarë. Anaidin e kam njohur më parë nëpërmjet një shoqes sonë të përbashkët dhe kemi rastisur në të njëjtën tavolinë. Përveç kësaj, mund të them se është tip i shkathët, e në këtë lojë është ai që i drejton të tjerët”, ka thënë Françeska.

Sa i përket fermave, ajo ka veçuar Joanën sipas saj mbi të gjitha për karakterin e fortë që ka. Ndërkaq, duke folur për lojën e tyre si çift, Franceska ka thënë:

“Pse cili çift ka zgjatur që të zgjasin ata?!”.

Ish banorja e BB është e mendimit se të gjitha lidhjet e krijuara në “BB” janë të destinuara për fund aspak të lumtur, ajo jep dhjetë këshilla për të mos gabuar në një lidhje.

E njëjta ka ndodhur edhe me vetë Françin e cila duket se ka nxjerrë një mësim nga kjo, që lidhjet të mos I bëjë kurrë publike.Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›