E Shtunë, 31 Tetor 2026

France 12 rafineri ne greve

Paris 15 Tetor NOA - Dymbedhjete rafineri ne France jane te gjitha ne greve dhe kjo kundrejt reformave pensionale. Dy te fundit qe u bene pjese e kesaj greve ishin ato te Gravenchon ne rajonin e Seine-Maritime dhe Reichstett ne Reno. Protesta ka cuar ne bllokim te vendit per mungese karburanti dhe tubacioneve te naftes qe furnizojne aeroportet e Parisit Orly dhe Roissy.

Lufta kunder reformave te pensionit ne lidhje me moshen me shume mundesi mund te gjunjezojne transportin ne France. Shoqeria qe merret me organizimin e aeroporteve ne Paris ka lajmeruar se Charles de Gaulle mund te mbaroje resorsat e karburantit duke filluar qe nga java tjeter ndersa per sa i perket Orly mund te rezistoje deri ne 17 dite. Bllokimi i qytetit te Parisit ka ardhur duke u shtuar diten e sotme si rrjedhoje e perballjes me forcat e rendit te cilet u urdheruar te nderhynin nga Sarkozy. Greva arriti te mbyllte 8 nga 12 depozita ne vend. Mund te themi se dhe pese te tjerat qe jane bllokuar nga manifestuesit jane ato te Vern-sur-Seiche Total ne Tolosa dhe dy te tjera ne Normandine e ulet.

r.b/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/32408-france-12-rafineri-ne-greve-titleFrance 12 rafineri ne greve theme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›