E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse Sali Berisha i vodhi zgjedhjet

Gjate ketij viti perkeqesimi ne gjithe teresine e kredive te keqija eshte i permuajshem. E gjithe kjo eshte semundja e nje ekonomie jo vetem ne krize por edhe te kapur ne te gjitha burimet e veta te cilat jane thuajse teresisht te perqendruara ne oborrin e ketij pushteti. Ja pse Sali Berisha i vodhi zgjedhjet dhe ja pse eshte faji i Sali Berishes

Nga Edi Rama

Kryeministri thote se nuk jemi te varfer po ka mbetur ne mendjet tona sikur jemi te varfer. Mund te jete edhe kaq e thjeshte ne fakt arsyeja e babezise se oborrit te pushtetit qe megjithe perfitimet marramendese vazhdojne te kene ne mendjet e tyre sikur jane te varfer.

Nderkohe qe Sali Berisha eshte teresisht i shkeputur nga realiteti dhe padyshim Shqiperia qe jeton jashte oborrit te pushtetit te tij jo vetem qe eshte e varfer por po varferohet dhe po papunesohet dita dites.

Ne dhjeteditshin e fundit te vitit 2009 ne shkelje te kushtetutes dhe ne dhunim te parlamentit qe ka te drejten ekskluzive kushtetuese per te vendosur per buxhetin Sali Berisha ka ndryshuar dhe rindare parate publike te buxhetit te shtetit per vitin 2009.

E ka bere kete me nje akt normative duke i hequr parlamentit nje te drejte kushtetuese dhe per te vene nen nje kontroll te drejtperdrejte cdo qindarke te mbledhur dhe te perdorur deri ne fund te vitit 2009 nga ai vete. Te gjitha te dhenat jane ndryshuar ne funksion te nje abuzimi te konsumuar ne 3 etapa.

Tre ligje dhe nje akt normative e ben dhe e ndryshuan buxhetin per te cilin u diskutua dje por kapitulli nuk u mbyll sepse nuk ishin votat e mjaftueshme te prezences per te kryer votimin. Pra nje ligj ne nentor 2008 qe u projektua si financim i fushates elektorale buxheti i gjithe vendit. I dyti ai i shtatorit 2009 ku u projektua pagimi i asaj fushate. I treti ai i 23 dhjetorit i cili sic e thashe kaloi vetem ne qeveri jashte kontrollit te parlamentit si nje projekt per ti zeruar detyrimet ende te pashlyera te asaj fushate elektorale. Dje perseri ndryshime ne te dhenat e buxhetit si nje rregullim llogarish pas nje periudhe qe ka filluar krizen dhe ka rritur intensitetin e propagandes per gjoja mos ekzistencen e krizes dhe sigurisht edhe si nje domosdoshmeri per te mbuluar favore te panumerta fiskale per klientet e oborrit te pushtetit si edhe gropen e hapur nga grabitja e pandalshme e atyre qe i vodhen zgjedhjet pikerisht sepse do te conin perpara projektin e vjedhjes se Shqiperise. Dua te rreshtoj nje sere faktesh ndoshta pak me shume sesa mund te nxere edhe nje raportim i zgjeruar i juaji ne gazete shume me shume sesa cmund te nxere nje kronike lajmesh por besoj me vlere per te gjithe ata qe na ndjekin ne kete komunikim te drejtperdrejte.

Ne zerin e te ardhurave dje ne dallim me aktin normativ te vitit 2009 mungojne 20.6 miliarde leke ose 200 milion dollare te barabarta me kater muaj pensione te 550 mije pensionisteve. Ne zerin e te ardhurave tatimore dje ne dallim me aktiv normativ mungojne 17.2 miliarde leke ose 170 milion dollare.

Ne zerin e te ardhurave ne tatime-dogana ne dallim me aktin normativ mungojne 10.5 miliard leke ose 100 milion dollare. Ne zerin e shpenzimeve dje ne dallim me aktin normativ mungojne 22.3 miliarde leke ose 223 milione dollare. Ne zerin e shpenzimeve korrente dje ne dallim me aktin normativ mungojne 3 miliarde leke ose 30 milione dollare.

Ne zerin e shpenzimeve operative te mirembajtjes dje ne dallim me aktin normativ mungojne 2.9 miliarde leke ose 29 milione dollare. Ne zerin e shpenzimeve kapitale dje na dallim me aktin normativ mungojne 4.2 miliarde leke ose 42 milione dollare.

Por ka edhe nje fakt me shume. Ne tre zera parate nuk mungojne por jane paguar me shume. Ne vetem 7 ditet e fundit te vitit jo per te sheruar varferine por per ta blere varferine ne kulm te nje ballafaqimi elektoral. Ne zerin e shpenzimeve per paga dje ne dallim me aktin normativ jane paguar me shume 1.6 milione leke ose 16 milione dollare. Ne zerin e shpenzimeve per sigurime shoqerore dje na dallim me aktin normativ jane paguar me shume 2.2 miliarde leke ose 22 milione dollare. Ne zerin e shpenzimeve per ndihmen ekonomike dje ne dallim me aktin normativ jane paguar me shume 1.7 miliarde leke ose 17 milione dollare.

Shqiptaret duhet ta kuptojne thjeshte kete bilanc. 200 milion dollare qe mungojne ne parate publike jane as me shume e as me pak po favore fiskale per klientet e oborrit te pushtetit si edhe gropa te hapura ne nje proces keqqeverises per shkak interesash te ketij oborri.

Keto jane para qe mungojne ne arken e shtetit por jo te oborrit te pushtetit. Ato mungojne per cdo shqiptar per cdo familje per cdo komunitet per cdo fshat per cdo komune per cdo bashki por nuk jane kthyer ne te mira publike dhe sherbime infrastrukture arsim shendetesi bujqesi siguri e shendetesi por ne perfitime. Keto jane parate qe e financuan buxhetin ekonomik te skemes se deformimit te zgjedhjeve dhe te grabitjes se votave.

Ndaluan zhvillimin e natyrshem dhe e futen vendin ne nje krize nga e cila ai jo vetem nuk po del po ne te cilen ai po ndjehet perdite e me ne pikepyetje per te ardhmen. shte nje gje e pandodhur me pare dhe besoj dhe shpresoj qe nuk do te ndodhe me kurre pas largimit te kesaj qeverie qe viti fiskal 2009 nuk zgjati 12 muaj por mbyllet ne muajin e 22-te.

Nisi ne nentor 2008 dhe u mbyll vetem dje si diskutim nderkohe qe si votim do te mbyllet mbas nje apo dy javesh. Diferencat mes buxhetit te shtetit 2009 dhe fakteve dhe shifrave qe figuronin ne ligjet e diskutuara dje jane jashtezakonisht tronditese. Ne zerin e te ardhurave ne dallim me buxhetin fillestar mungojne 35.6 miliarde leke ose 356 milione dollare te barabarta me shpenzimet per rikonstruksionin e plote te 1750 shkollave apo me shpenzimin per ndertimin nga themelet te 700 shkollave te reja te standardeve me te larta europiane.

Ne zerin e shpenzimeve ne dallim me buxhetin fillestar mungojne 5.7 miliarde leke ose 57 milione dollare. Efekti i ketij abuzivizmi eshte nje deficit buxhetor qe ne dallim me buxhetin fillestar eshte 29.9 miliarde leke ose 299 milione dollare me shume. Borxhi publik ne dallim me nivelin e tij ne fund te 2008 eshte rritur me 86.5 miliarde leke ose 865 milione dollare.

Me lejoni qe te kerkoj fokusimin tuaj tek kjo shifer per te pasur nje pamje te qarte te asaj qe nuk eshte rritje ekonomike por eshte nje tullumbac i fryre me borxh i cili rrezikon te plase duke e vendosur mbare vendin perpara nje ardhmerie shume te erret.

Ne vitin 2009 bazuar ne shifrat e cka u diskutua dje ka te ardhura te rritura 560 milione dollare dhe borxh te rritur 860 milione dollare. Pra jemi ne nje moment shume kritik kur rritja e borxhit thuajse po i drejtohet dyfishit te te ardhurave.

Gje qe fatkeqesisht me siguri do te verifikohet si fakt kur te behet bilanci i vitit qe po kalojme qe do te thote se jemi pikerisht ne ate moment kur jo vetem lajme borxhin me borxh por hyjme ne spiralin e nje borxhi qe nuk e lajme dot me me cka mbledhim. Nderkohe ka edhe nje borxh tjeter ai i qytetareve dhe sipermarrjeve ne radhe te pare ndaj bankave qe gjate ketij viti po perkeqesohet cdo muaj.

Por duke qene se ne po i referohemi diskutimit te djeshem dhe mbylljes se kalvarit te buxhetit faktik le te mbetemi tek viti 2009 duke thene bazuar ne shifren e fundit se kredite e keqija qe qytetaret dhe sipermarrja nuk arrijne dot ti shlyejne bankave ne fund te vitit 2009 kane arritur ne 52.1 miliard leke ose sa 95 e rritjes nominale ne leke te GDP se vitit 2009. Nderkohe qe e perseris gjate ketij viti perkeqesimi ne gjithe teresine e kredive te keqija eshte i permuajshem.

E gjithe kjo eshte semundja e nje ekonomie jo vetem ne krize por edhe te kapur ne te gjitha burimet e veta te cilat jane thuajse teresisht te perqendruara ne oborrin e ketij pushteti. Ja pse Sali Berisha i vodhi zgjedhjet dhe ja pse eshte faji i Sali Berishes.

Tregjet me te rendesishem te ketij vendi jane monopol. Energjia nafta telefonia fikse transporti ajror sherbimi automjeteve dhe sherbimi pullave fiskale mielli per buke punet publike dhe veprat e medha tregu i borxhit publik dhe nderkohe te tjera burime jane le te themi ne kapje e siper.

Dua te theksoj ketu ate qe ka ndodhur perpara pak ditesh duke i falenderuar ata qe e kane raportuar vendimin per ti hapur rruge importit te plehrave nga jashte ne Shqiperi. Ka qene nje vendim kriminal i marre njehere nga qeveria e meparshme i cili ka hasur ne nje rezistence te madhe dhe te merituar nga ana e opozite se djeshme dhe opinionit publik dhe eshte nje vendim kriminal i rimarre nga qeveria e sotme me ndryshimin se ne rast se heren e pare karakteri kriminal i vendimit mund te ishte edhe rezultat i mosnjohjes se kercenimit qe perben nje vendim i tille per vendin sot eshte thjesht dhe vetem rezultat i babezise se pashuajtshme te oborrit te ketij pushteti.

Dhe ky eshte faji i Sali Berishes. Ne kete vendim jo vetem qe do ta luftojme me gjithcka kemi ne dore por do ta zhbejme te parin sapo te ulemi ne tryezen e qeverise si simbolin e uzurpimit te vendit ne emer te interesave te nje grushti njerezish qe nuk jane ne pushtet sepse jane zgjedhur me vote por vetem sepse nuk e kane lene popullin te zgjedhe.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›