E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë: Dështon testi i raketës balistike

Zyrtarët ushtarakë në Francë thonë se një provë e një rakete balistike, e lansuar nga një nëndetëse ka dështuar pasi që raketa u demontua vetë mbi brigjet Brittany.

Ministria franceze e Mbrojtjes dha pak hollësi, duke thënë vetëm se raketat M51, e cila nuk ishte e armatosur me kokë bërthamore gjatë testit, u shkatërrua menjëherë pas nisjes mbi oqean.

Zyrtarët e marinës po mbledhin mbeturinat nga raketat për të përcaktuar se çfarë mund ta ketë shkaktuar dështimin.

Franca vlerësohet të ketë një depozitë prej rreth 300 mbushjeve bërthamore, shumica e tyre të dizajnuara për raketat balistike të nëndetëseve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›