Francë/ Përfundon raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Në Francë ka përfunduar rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, teksa vetëm një minute më pas u publikuan edhe rezultatet e projeksioneve të para për fituesit.
France24 raporton se presidenti aktual Emmanuel Macron i ka fituar zgjedhjet e raundit të parë me 28.1% të votave, ndërkohë që kandidatja tjetër për presidente e krahut të djathtë Marine Le Pen ka marrë 23.3 % të votave.
Sipas këtij rezultati, Macron e Le Pen do të dalin edhe një herë në zgjedhje më 24 prill, për betejën përfundimtare. Mbetet për t’u parë në rundin e dytë nëse Macron do të arrijë ta ruajë epërsinë.