E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ministri ukrainas ngre akuza: Gjermania dhe Franca janë fajtore për luftën me Rusinë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka fajësuar Gjermaninë dhe Francën në lidhje me shpërthimin e luftës me Rusinë, teksa tha se ishte një “gabim strategjik” moslejimi i Ukrainës që  të anëtarësohej në NATO në 2008. 

“Nëse ne do të ishim një anëtar i NATO-s, kjo luftë nuk do të ndodhte,” tha Kuleba në një intervistë të dielën në mëngjes në “Meet the Press” të NBC.

“Gabimi strategjik që u bë në vitin 2008 nga Gjermania dhe Franca, të cilët hodhën poshtë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë për të futur Ukrainën brenda, është diçka për të cilën ne po paguajmë. Nuk është Gjermania apo Franca që po paguajnë koston për këtë gabim, është Ukraina,” shtoi ai

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›