E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, arrestohen 12 persona të dyshuar për terrorizëm

Autoritetet franceze ka arrestuar 12 persona të cilët dyshohen për terrorizëm ndërsa janë gjetur edhe materiale për krijimin e bombave dhe dy armë.
 

Prokurori francez Francois Molins, tha se policia ka gjetur materialet që përfshijnë nitrat kaliumi, sulfur dhe drita të kuqe në një zonë parkimi në periferi të kryeqytetit dhe ka arrestuar 12 të dyshuar për terrorizëm.
 

Të arrestuarit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në bombardimet e një dyqani ushqimor në veri të Parisit në muajin shtator, ku mbeti I plagosur edhe një person.
 

Molins tha se ndalimi i tyre do të zgjatet për 24 orë, duke shtuar se bëhet fjalë për një rrjet shumë të rrezikshëm terrorist.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›