Francë, emërohet kabineti i ri qeveritar

Kryeministri i ri i Francës Jean Marc Hayrault ka shpallur sot kabinetin e tij qeverisës.
Mësohet se posti i ministrit të Ekonomisë e Financave i është besuar Pierre Moscovicit. Në krye të ministrisë së Kulturës është emëruar Aurelie Filippetti, ndërsa postin e ministrit të Brendshëm e ka zënë Manuel Valls.
Ministër i Arsimit është shpallur Vincent Peillon, ndërsa postin e ministrit të Punës e ka marrë Michel Sapin.
Ish-kryeministri Laurent Fabius, do të jetë Ministri i ri i Jashtëm.
Ministër i Mjedisit është emëruar Nicole Bricq, ndërsa një tjetër ministri, ajo e shpërndarjes së territoreve dhe banesave i është besuar një gruaje, Cecile Duflot.
Jean-Marc Hayrault u emërua në postin e kryeministrit të qeverisë së re të presidentit francez, François Hollande dhe mori sot detyrën pas një ceremonie të shkurtër të kalimit të detyrës nga paraardhësi i tij, François Fillon. Pritet që nesër ai të ketë ehde mbledhjen e parë me Këshillin e Ministrave.