Nju Jork, gjendet e vdekur ish-bashkëshortja e Robert Kennedy

Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj ish-bashkëshortja e Robert Kennedy Jr, Mary Kennedy.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane të cilat kanë theksuar se Mary është gjetur e varur në shtëpinë e saj në Bedford, në shtetin e Nju Jorkut.
Mary, 52 vjeç dhe Robert Jr, 58, djali i ish senatorit Robert Kennedy dhe nipi i Presidentit John F. Kennedy, të dy të vrarë në vitet 60-të, kanë qënë të martuar për 16 vjet, deri në 2010, kur u divorci u zyrtarizua. Mary me Robert Jr, avokat dhe prezantues radiofonik, kishte katër fëmijë.