Francë, gjenden eshtrat e 8 fëmijëve. Hetohet çifti

Horrori në veri të Francës nuk ka mbaruar me gjetjen e eshtrave të 8 foshnjave në oborrin e një banese në një fshat në veri. Këto eshtra mund të mos jenë të vetmet thonë burime policore ndërsa dyshohet se nena mund të ketë vrarë dhe shumë të tjerë. Sipas dëshmive nga banorë të zonës policia ka filluar kërkimet dhe në një tjetër banesë rreth 1 km larg nga e para.
Zyrtarisht burime policore flasin për hetime për akte kriminale. Sipas radios RTL gruaja ka pranuar që ka vrarë fëmijët e saj për t’i fshehur shtatzanitë bashkëshortit e sipas të njëjtit burim ka pranuar se ka mbytur të paktën 12 duke filluar që nga viti 1988, duke i gropozur më pas në oborrin e shtëpisë së të atit.
Ngjarja e tmerrit filloi te shtunën e kaluar kur banori i ri i shtëpisë së babait të së dyshuarës kishte filluar të punonte kopshtin dhe kishte zbuluar eshtra.
Për banorët e fshatit të vogël me rreth 700 banorë lajmi mbetet shokues, ndërsa cifti i arrestuar, të dy rreth të 45-ve, përshkruhen si njerëz me edukatë e të sjellshëm. Cifti mësohet se ka dhe fëmijë të rritur.
Në Francë, infanticidi i shumefishtë nuk është i jashtëzakonshëm, por nëse vërtetohet nga dyshimet mbetet pa dyshim më i tmerrshmi në 30 vitet e fundit.
Delina Bitraku