Çështja Limaj, EULEKS pranga një zyrtari

EULEX-i i ve prangat një zyrtari në lidhje me “cështjen Limaj”. Përmes një komunikate policia e EULEX-it ka bërë të ditur se ka arrestuar mëngjesin e sotëm një funksionar të qeverisë së Kosovës, në kuadër të hetimeve për korrupsion ndaj Ministrisë së Transporteve. Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave bëhet fjalë për një administrator të sektorit të teknologjisë informative, i cili akuzohet për pengim të mbledhjes së provave.
Sipas burimeve, policia ndërkombëtare ka kontrolluar edhe banesën private dhe zyrën e funksionarit, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim. Burimet shtojnë më tej se kontrollet dhe arrestimi janë kryer pas autorizimit të gjykatës dhe prokurorisë së qarkut të Prishtinës. EULEX-i nuk jep hollësi të tjera, e as identitetin e të arrestuarit. < I mëparshmi