France gjykata shpall fajtor Chirac

Një gjykatë franceze i ka dhënë ish-presidentit Jacques Chirac një dënim dyvjecar të pezulluar me burg, për keqpërdorim të fondeve publike dhe për abuzim me anë të detyrës.
Zoti Chirac, 79 vjec, nuk ishte në gjykatë për të dëgjuar vendimin për shkak të gjendjes shëndetësore, por mohoi të ketë keqpërdoruar postin e tij.
President nga viti 1995 deri në vitin 2007, Chirac doli si i pandehur në gjyq për akuza që kanë të bëjnë me kohën kur ai ishte kryetar i bashkisë së Parisit.
Ai u akuzua se u kishte siguruar rroga disa anëtarëve të partisë së tij, RPR, për vende pune në bashki që nuk ekzistonin.
Prokurorët i bënë thirrje gjyqtarit që të sillte zotin Chirac dhe nëntë të akuzuar të tjerë në sallën e gjyqit, por kërkesa nuk u miratua. Dy nga të pandehurit e tjerë u shpallën të pafajshëm, ndërsa shtatë të tjerët u shpallën fajtorë.
Në vitin 2004, gjatë presidencës së tij, figura të ndryshme politike, përfshirë ministrin aktual të Punëve të Jashtme Alain Juppe, u dënuan në lidhje me cështjen. Zotit Juppe iu dha një dënim i pezulluar prej 14 muajsh.
Jacques Chirac, kryetar i bashkisë së parisit nga viti 1977 në 1995, është i pari ish-kryetar shteti që dënohet, që nga marshalli Philippe Petain, që në vitin 1945 u shpall fajtor për bashkëpunim me nazistët.
Vendimi vjen si surprizë për opinionin publik në Francë për shkak se prokuroria deklaroi se nuk është vërtetuar që zoti Chirac kishte qenë në dijeni të cështjeve individuale të vendeve të rreme të punës.