E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERE Nuk ndryshon cmimi i energjise

Enti Rregullator i Energjisë vendosi të mos ndryshojë çmimin e energjisë elektrike për asnjë kategori.

KESH kishte kërkuar nga ERE një rritje cmimi me 3.4 herë në kërkesën e saj fillestare, ndërsa CEZ  nga ana e tij propozi dy variante ku njëri e rriste cmimin me 4.6 për qind, ndërsa tjetri e linte atë të pandryshuar me kusht që qeveria të shlyente detyrimet që ajo ka ndaj CEZ.

Ne fakt rritja e cmimit për KESH-in këtë herë duket si një dëmshpërblim për vendimin e vitit të kaluar, kur Enti Rregullator uli cmimin, me të cilin kjo kompani i shiste energjinë CEZ-it. Ky vendim, që nuk u pa me sy të mirë nga qeveria, u pasua në atë kohë menjëherë me largimin nga detyra të ish-kryetarit të Entit, Bujar Nepravishtës. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›