E Diel, 1 Nëntor 2026

France, ndalohen te arratisurit, njeri humb jeten

Ka marre fund arratisja per dy te burgosur franceze. Ata ishin larguar qe prej se dieles nga burgu Moulins-Yzeure ne pjesen qendrore te Frances.

Personat, kriminele te rrezikshem, jane ndaluar mengjesin e sotem, gjate nje perleshjeje me arme me policine ne nje austostrade prane Parisit.

Nga shkembimi i zjarrit mbeti i vrare njeri prej tyre. Dy te denuarit njeri me burgim te perjetshem dhe tjetri me 10 vjet burg, kishin hedhur ne ere nje dere te brendshme te qelise me eksploziv dhe me pas ishin arratisur duke marre peng dy roja.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›