E Shtunë, 31 Tetor 2026

France nje vit nen presidencen e Hollande

Një vit më parë e majta franceze festonte në sheshin e Bastijes. U deshën 17 vjet për të marrë në dorë Elizeun, dhe ai që e bëri këtë ishte Fransua Hollond me një moto të thjeshtë: “Ndryshimi është tani.” 
Një vit më pas kreu i shtetit gjendet në drejtimin e një vendi shumë pranë recesionit, papunësia ka prekur nivele rekord dhe ku 76 për qind e francezëve janë të zhgënjyer nga presidenti i tyre. Humbja e vendeve të punës është përqendruar më shumë në industrinë e automjeteve dhe ka shkaktuar shumë protesta madje dhe të dhunshme. 
Por ka qenë dhe një vit i shënuar nga skandalet si çështja e Kahuzak. Mashtrimet e ish ministrit të buxhetit kanë shtuar dyshimet për republikën që duhej të ishte një shembull siç thoshte Hollond. 
Një nga sukseset e kabinetit të tij është dhe ligjërimi i martesave ndërmjet homoseksualëve që pati impakt të konsiderueshëm dhe jashtë kufijve francez.
Por më e mira e Hollond mund të shihet kur ai është jashtë kufijve kombëtarë.
Mban distancat nga kancelarja gjermane Anxhela Merkel, dhe selinë e Bashkimit Europian kërkon me zë të lartë që ti jepet më shumë hapësirë rimëkëmbjes ekonomike. Në Mali, në muajin shkurt ai u prit si një shpëtimtar, pas ndërhyrjes ushtarake franceze në vendin afrikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›