E Shtunë, 31 Tetor 2026

Migjen Basha shkelqen per Torinon

Kombëtarja shqiptare duket tepër e fortë në mesfushë në prag të Norvegjisë. Migjen Basha, lojtari kosovar që u bashkua së fundmi me kuqezinjtë, shkëlqeu për Torinon në ndeshjen ndaj Milanit në Serinë A.
Pavarësisht se përballja u humb 0-1, sërish tifozët shqiptarë dhe trajneri Xhani De Biazi, janë të kënaqur me 26-vjeçarin.
Basha luftoi fort, duke qenë shtyllë për Torinon në mesfushë dhe në mbrojtje, madje duke u dëmtuar disa herë në përplasje me kundërshtarët.
Ai detyroi lojtarë të Milanit që të merrnin karton të verdhë, ndërsa provoi edhe të shënonte, pa ia arritur dot qëllimit.
Pas një fillimi sezoni të vështirë, mesfushori shqiptar është stabilizuar në formacion për Torinon, ndërsa shpreson të jetë edhe edicionin e ardhshëm në Serinë A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›