Francë, shteti me më shumë centrale bërthamore

Franca me 58 centrale është vendi me më shumë centrale atomike për numër banorësh në botë. 80 % e energjisë elektrike prodhohet në këto centrale. Por situata aktuale e energjisë bërthamore ka shtuar kritikat.
Presidenti Nicolas Sarkozy e ka bërë të qartë menjëherë pas katastrofës në Japoni se Franca nuk do të heqë dorë nga energjia atomike. Ministri i Industrisë Eric Besson, pohon se reaktorët në Francë janë më të sigurtët në botë. Heqja dorë nga centralet do t`i kushtonte shumë francezëve, thotë ai. Më parë ekologjistët kanë kërkuar një referendum për centralin më të madh të koncernit shtetëror Areva, i cili konsiderohet si i paprekshëm.