Austri, vjedh bankën i maskuar si Obama
Policia në Austri ka arrestuar një person të dyshuar se grabiste banka i mbuluar nga një maskë me fytyrën e presidentit amerikan Barack Obama.
Personi në fjalë u arrestua pas një grabitjeje me armë në Fornak, në veri-lindje të Salzburgut, në Austrinë e Sipërme.
Policia thotë se një punonjëse banke ishte mbajtur nën kërcënimin e armëve, para se grabitësi të largohej nga vendngjarja me makinë.
Të paktën gjashtë grabitje me armë janë kryer nga personi në fjalë, që mediat austriake e kanë etiketuar me nofkën “hajduti Obama”.