E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, vrasësi i Tuluzës 24 orë i rrethuar, nuk dihet nëse është gjallë

Foto e Muhamet Merah, marre nga nje video e transmetuar nga televizioni France 2

Ka vijuar gjatë gjithë natës rrethimi i policisë ndaj vrasësit të Tuluzës, i cili është shprehur se do të vdes me armë në dorë.

Por sot në mëngjes, ministri i Brendshëm francez është shprehur se policia nuk është e sigurt nëse ai është ende i gjallë. Sipas ministrit Claude Gueant, policia nuk ka pasur asnjë kontakt gjatë natës me 23-vjeçarin Muhamet Merah.

Kontakti i fundit i policisë me të ka qenë mbrëmë, kur Merah ka shfaqur shenja të humbjes së logjikës.

Ndërkohë, gjatë gjithë natës, policia franceze ka shpërthyer sasi të vogla eksplozivi pranë dritareve të banesës së tij, me qëllim që ai të lodhej e të dorëzohej, por nuk ka pasur asnjë reagim.

E gjithë ndërtesa ka qenë e ndriçuar nga reflektorë të fuqishëm gjatë natës, ndërsa apartamentit të Merah i është prerë uji, energjia elektrike dhe gazi.  / Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›