E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, zgjohet nga koma vajza e cila i mbijetoi masakrës

Zainab Al-Hilli 7-vjeç, vajza e çiftit të masakruar në Haute Savoie, të Francës është zgjuar nga koma dhe porsa të jetë në gjendje të flasë do të merret në pyetje nga policia.
 

Policia franceze dhe ajo britanike e kanë vazhduar sot kontrollin në shtëpinë në Britani të personit Saad al-Hilli, me shtetësi britanike por i lindur në Irak, i cili ishte qëlluar për vdekje me dy të shtëna në kokë ndërsa së bashku e të u vranë edhe bashkëshortja e tij, një grua e moshuar dhe një çiklist, që po kalonte andej.
 

Prokurori shtetëror, Erik Majo, 7-vjeçarja Zainab ka pësuar dëmtime në kokë dhe ndodhet në një spital në Grenobël. Policia shpreson se 7 vjeçarja Zainab do të mund të japë më tepër informacione lidhur me vrasjen.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›