Vriten disa predikues islamikë në Mali

Rreth 16 persona janë vrarë nga ushtria në Mali pasi nuk janë ndaluar thirrjes së saj në një pikë kontrolli në qytetin e Diabalit, në rajonin qendror Segou.
Sipas mediave ndërkombëtare, disa nga viktimat, besohet se kanë qenë predikues islamikë nga sekti konservator Dava dhe ishin qytetarë të Mauritanisë dhe të Malit.
Ata po udhëtonin në një konferencë në kryeqytetin Bamako.
Raportet e mëparshme thanë se janë vrarë 11 islamistë të dyshuar.
Qeveria tha se ka nisur një hetim për incidentin. Sekti Dava ka origjinën nga Pakistani dhe së pari është përhapur në Mali në vitet 90-të.