E Shtunë, 31 Tetor 2026

France, zjarri u merr jeten 3 femijeve

Tre femije nen moshen 10 vjec kane humbur jeten per shkak te nje zjarri te rene ne qytetin e Lionit, ne France.

Lajmin e ben te ditur agjencia “AFP”, sipas te ciles apartamenti i te miturve mori flake paraditen e sotme.

Sipas burimit, nga flaket shpetuan dy prinderit dhe gjyshja, te cilet moren plage te renda, si dhe dy vellezer te tjere.

Banoret e tjere te nderteses protestuan ne rruge kunder autoriteteve, te cilat nuk i dhane nje banese me te madhe familjes ne fjale.

Shkaqet e renies se zjarrit jane ende mister, por policia ka filluar hetimet dhe shpreson ne gjetjen e nje pergjigjeje.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›