E Diel, 1 Nëntor 2026

Franceska-Gertes Arbrin nuk e shoh ne finale po ia ze ti vendin Gerta Ti je me tip se Ermali

Franceska qendrojne se bashku per disa ore ku se pari kane ndenjur duke biseduar ne oborr e duke ndare eksperiencat e jetes me njera-tjetren e me pas kalojne ne kuzhine ku gatuajne dreken. Franceska tregon se i ka bere cudi nje rast qe i ka thene Gentes te mos perserise fjalet e te tjereve e ajo i eshte pergjigjur Nuk perseris fjalet e Liamit nderkohe qe ajo nuk e kishte permendur fare Liamin.

Gerta thote se Liami e Ermali jane te dy nervoze ndersa Franceska shton se packa se ata kane debatuar ne BB mendon se jashte do te jene miq shume te mire. Franceska thote se kohet e fundit nuk e shikon Arbrin ne finale e shton se vendin e tij mund ta zere Gerta ne finale. Gerta pergjigjet se kjo gje sigurisht qe i pelqen por nuk eshte e sigurt. Franceska thote se do te ishte mire qe ne finale te shkonin dy femra ato te dyja e Gerta thote se me shume shikon Francesken ne finale sesa Ermalin pasi ajo eshte me aktive.

Franceska pergjigjet se ata te dy jane tipa te kundert por dhe Ermali ka pjesen e tij qe di te debatoje dhe eshte i shkolluar ndersa ajo eshte vajza e debateve. Gerta thote se shkollimi nuk ka te beje pasi ata nuk kane ardhur te bejne politike e Gerta thote se Franceska i duket me tip se Ermali. Franceska pergjigjet se nuk mund te pohoje se eshte e njejta gje si te shkoje ajo si te shkoje Ermali ne finale pasi kjo nuk do te ishte shprehje dashurie. Gerta pyet Francesken nese do te hiqte dore nga loja per Ermalin e ajo mohon. Franceska thote se ne pergjithesi eshte shume dyshuese e mendon se jashte lidhja e saj me Ermalin do te jete me bukur por nuk mund te thote se jep jeten per te.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›