E Diel, 1 Nëntor 2026

Franceska tregon historine e familjes se saj Diskutojne per zgjedhjet ne jete

Ne kuzhine ndodhet Franceska Genta dhe Graciano te cilet tregojne me njeri-tjetrin histori qe u kane ndodhur gjate jetes. Ndersa Franceska tregon historine e familjes se saj te cilen nuk e ka treguar me pare. Ajo tregon se babi i saj eshte rritur prane familjes se tij deri ne moshen 8-vejcare por me pas per shkak te semundjes dhe me vone vdekjes te se emes e me vone te se atit per shkak te pijes se tij te afermit kane qene te detyruar qe ta futin ne jetimore. Franceska tregon se vite me vone i ati e ka njohur nenen e Franceskes ne jetimoren e qytetit te Vlores ku me vone dashuria e tyre u kurorezua ne martese. Ajo thote se martesen e tyre e ka organizuar jetimorja.

Me pas ata flasin per femijet jetime ne Shqiperi dhe kushtet e jetimoreve. Franceska nuk e justifikon dot faktin qe nje nene te braktise femijen e saj ne ditet e sotme pasi sipas saj edhe nese ndodh nje fatkeqesi ne jete nena ka mundesi qe ta rrite e vetme femijen.

Me vone ata flasin per azilin e pleqve dhe per njerezit qe i cojne prinderit e tyre ne pleqeri ne azil pleqsh. Franceska thote se nese kushtet jane te mira kjo mund te jete nje zgjidhje shume e mire. Graciano thote se ndonjehere te detyrojne kushtet por ai sdo ta conte kurre te emen ne azil. Ndersa Genta e quan gjest shume te ulet kete veprim. Arbri shprehet se nuk mund ta bente nje gje te tille asnjehere edhe nese bashkeshortja e tij nuk do te ishte dakord.
Me pas ata tregojne histori ku njerezit kane qene te detyruar apo kane zgjedhur vete qe te bejne zgjedhje te tilla. Biseda mes tyre vazhdon edhe per disa minuta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›