E Diel, 1 Nëntor 2026

Diskutim mes Gertes e Tanit Gerta Banoret spo nominojne Liamin e Arbrin se kane frike nga eliminimi

Dritani dhe Gerta dalin ne kopsht e fillojne te bisedojne mbi ngjarjet ne shtepi dhe per rrjedhen qe po merr loja mes banoreve. Ata mendojne se kete jave do te jene te dy ne nominim dhe per kete Gerta merr shkas nga nje bisede qe ka bere me Genten ku kjo e fundit i ka dhene mendimin saj duke i thene se mund te jene te dyja ne nominim. Gerta mendon se Genta ka marre shkas edhe nga mendimi i banoreve te tjere te grupit per te dale ne kete perfundim. Ndersa me vone ata diskutojne per faktin qe po paragjykohen nga pjesa tjeter e banoreve qe jane grupuar ne nje grup me Liamin. Tani thote se te qenet ne grup ata i ndihmon shume dhe se kishin per tu sulmuar edhe me nga pjesa tjeter e banoreve nese nuk do te benin pjese ne grup. Ndersa Gerta mendon se grupi tjeter ku ata nuk bejne pjese mendon se e ka shume te veshtire qe te sulmoje Arbrin dhe Liamin dhe kjo eshte arsyeja qe po nominojne pjesen tjeter te banoreve.

Tani thote se strategjia e grupit tjeter eshte e gabuar pasi ata duhet te nominojne banoret qe jane me evidente ne loje. Nuk mund ta bejne ate pasi kane frike se dalin nga loja vete shprehet Gerta.

Tani thote se e ka keshilluar Gracianon qe te mos krijoje debate te kota ne shtepi pasi vlerat e nje njeriu mund te dalin edhe gjate situatave te tjera mes banoreve qofte edhe gjate nje loje. Gerta thote se ai ka debatuar me te pa asnje arsye diten e djeshme dhe se kjo gje i ka bere shume pershtypje. Keta duan te krijojne simpati permes sherrit shprehet Tani. Gerta tregon se Graciano e ka ofenduar shume gjate debatit dhe se ai ne debate te tilla nuk ben gje tjeter vecse tregon dobesi te tijat. Tani kujton disa shprehje te Gentes te cilat i ka perdorur gjate debatit. Keta nuk po mendojne me per te fituar po si te kalojne edhe nje jave me shume thote Tani duke thene se Genta mendon qe nuk duhet te dale me shpejt se Gerta e Tani nga shtepia. Keta menduan se ne do te dilnim sic hyme shprehet Gerta e cila thote se eshte pozicionuar tashme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›