Francezët e Bordosë nuk gabojnë, arrijnë çerekfinalet
Bordosë i mjaftonte edhe një barazim për të kaluar në tetë më të mirat e Evropës, falë fitores së vyer 1-0 në Athinë.
Në pjesën e parë francezët arrijnë të zhbllokohen me anë të Gurkufit, i cili ekzekuton saktë një goditje dënimi. Pjesa e parë do të përfundojë me këtë rezultat, pa regjistruar shumë histori.
Në të dytën rindizet gjithçka, ku fillimisht grekët mbeten me 10 futbollistë pas daljes më të kuq të Derbishair. Por vetëm pesë minuta më vonë i sapofuturi Mitrogllu arrin të barazojë për Olimpiakosin duke pllakosur heshtjen në “Shaban Delma”.
Brenda harkut kohor të pak minutave edhe Bordo mbetet me 10 futbollistë, pas daljes me të kuq të Diarrasë. Në minutat e mbetura gjithçka mund të ndryshonte në favor të miqve, por Shamah shënon sërish për francezët e Bordosë në minutën e 88-të, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar 2-1.
Suksesi i Bordosë është edhe një sukses i futbollit francez në përgjithësi, duke pasur parasysh që në tetë më të mirat e Evropës ndodhet edhe skuadra e Lionit. Nesër skuadrat franceze do të mësojnë kundërshtarët e radhës në shortin e lirë që do të hidhet në Nion.