E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, eksploziv në banesën e një gazetari

Fatmirësisht, policia e çaktivizoi në kohë lëndën plasëse, çka ka shmangur një tragjedi të mundshme. Tritoli është gjetur nga fqinjët, të cilët kanë lajmëruar edhe policinë.

Sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në banesën e shtetasi Bashkim Dushi, i biri i të cilit është gazetar i emisionit “Fiks Fare”. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm. Tritoli ishte me filtra ndezës, çka ishte i gatshëm të shpërthente.

Banesa ndodhej në lagjen “Skëndërbej” të qytetit të Shkodrës, në katin e tretë të një pallati. Policia tha se familja Dushi nuk ka pasur konflikt me askënd, ndaj policia ende nuk ka ende një motiv se pse është vendosur kjo sasi eksplozivi. Gjithsesi, organet e hetimit po hetojnë në disa pista.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›