Francezja Kristine Lagard, në krye të FMN-së

Francezja Kristine Lagard, është zgjedhur sot ne krye te Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke u bërë kështu femra e parë në krye të këtij institucioni ndërkombëtar financiar. Zgjedhjen e saj e ka konfirmuar Bordi Ekzekutiv me 24 anëtarë.
Raportohet se ajo menjëherë do të ballafaqohet me krizën financiare të Greqisë.
Kristine Lagard, aktualisht ministre e financave e Francës, është gjërësisht e respektuar për udhëheqjen e saj gjatë krizës financiare evropiane, gjatë tre viteve të kaluara.
Në postin e shefit të FMN-së ajo zëvendëson Dominik Shtraus-Kanin, i cili dha dorëheqjen më 18 maj, pasi u arrestua në Nju Jork, me akuza për sulm seksual kundër një punëtoreje të hotelit.