E Diel, 1 Nëntor 2026

Franci-Gertes I ke marre me tendence shakate e miaGerta Me ke sulmuar qe ne fillim

Gerta Ola e Franceska qendrojne ne oborr duke biseduar per sjelljen e Gertes dhe si e komentojne banoret kete. Franceska shprehet se eshte penduar per menyren si e ka klasifikuar Gerten e kjo e fundit thote se kunjat e Franceskes jane shume evidente. Ajo e keshillon Francesken qe nese do te kete dicka qe nuk e pelqen tek ajo duhet tia thote ne sy e Franceska pergjigjet se ka bere nje batute ne drejtim te Gertes por ka qene gabim nga ana e saj pasi nuk e dinte nese Gerta do ti pranonte shakate e saj.

Gerta shprehet se i pranon shakate me sportivitetin me te madh por kur behet me motivin per te ofenduar nuk e pranon. Franceska shprehet se ato te dyja nuk jane puqur qe ne fillim por Gerta e mohon kete fakt. Franceska shprehet se Gerta i ka marre me tendence shakate e banoreve kundrejt saj por Gerta thote se ky eshte nje opinion i Franceskes. Gerta shton se qe ne momentin qe ka hyre ne BB Franceska e ka thumbuar dhe ajo se bashku me Ermalin i rrine larg. Gerta shprehet se ka ndenjur indiferente ndaj Franceskes ne shume raste qe ajo e ka sulmuar e Franceska pergjigjet se nuk i ka kthyer pergjigje kur e ka pare Gerten te acaruar. Kjo e fundit pergjigjet se mos kthyerja e pergjigjes eshte me acaruese dhe Franceska shprehet se banoret jane aty per te acaruar njeri-tjetrin ne fund te fundit. Gerta e pyet nese kjo eshte strategji e saj e Franceska pergjigjet se Gerta mund ta mendoje si te tille.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›