E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franci Gjithe barren e lidhjes e kam mbajtur une Ermali nuk u jepte rendesi fjaleve te banoreve

Tre vajzat e mbetura te shtepise rrine prane njera-tjetres dhe bisedojne per finalen. Gerta thote edhe nje tjeter here se e sheh me shume Francesken si finaliste se sa Ermalin. Franceska e merr seriozisht biseden dhe thote se jashte shakase asaj me te vertete do ti pelqente qe te ishte ne finale. Jo se e kam sigurine por sepse mendoj se kam dhene aq shume sa per te shkuar ne finale por pse jo edhe per te fituar pavaresisht se kesaj asnjehere nuk i dihet thote Franceska. Gerta i thote se tashme nuk eshte me gjithcka ne doren e tyre sepse ata nuk e dine se si jane interpretuar veprimet e tyre nga publiku.

E rendesishme eshte qe jam e fituar brenda vetes time thote me tej Franceska. Ndersa Genta fillon te kujtoje ish-banoret dhe ato qe kane kaluar banoret gjate qendrimin te tyre ne shtepi. ndersa Franceska nga ana tjeter fillon te flase per lidhjen e saj me Ermalin qe per nje kohe te gjate sherbeu edhe si pike sulmi per banoret e tjere. Franceska thote se ne fillim te futjes se saj ne shtepi banoret jane kapur shume pas lidhjes se saj me Ermalin dhe faktit qe ajo fjeti me Ermalin qe ne fillim te futjes se saj ne shtepi.

Me mua jane kapur shume per lidhjen kam debatuar shume dhe gjithe barren e kesaj lidhjeje e kam marre une persiper thote Franceska. Gerta e pyet po pse e ke mbajtur vetem ti barren e lidhjes dhe Franceska e mbeshtetur edhe nga Genta thote se Ermali nuk u jepte rendesi atyre qe thoshin banoret per lidhjen e tyre ndersa ajo mundohej qe te ruante imazhin e saj. Ka qene barre e dy-fishte per mua nje loja dhe dy lidhja thote me tej Franceska. Franceska thote se nje nder personat qe eshte zene me shume brenda shtepise ka qene Klaudja sepse sipas saj ajo e ngacmonte me tendence Ermalin dhe shpesh i fliste Franceskes me ironi. Gerta pyet se si ka reaguar Ermali ne kete pike dhe ketu nderhyn edhe Genta e cila thote se nje nder debatet me te forta te Ermalit me Klaudjes eshte bere vetem per ofendimet qe Klaudja i beri Franceskes gjate nje loje.

Keshtu Franceska e Genta kujtojne debatet e kaluara ne shtepi edhe me banoret qe kane dale nga shtepia dhe ia tregojne Gertes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›