Franz Beckenbauer: Loew duhet të vazhdojë, por…

Humbja poshtëruese, 6-0 që Gjermania pësoi përballë Spanjës në Ligën e Kombeve, ka ndezur debat, mbi të gjitha për të ardhmen e trajnerit, Joachim Loew, i njëjti që udhëhoqi skuadrën drejt suksesit në Botërorin e Brazilit në vitin 2014. Edhe Franz Beckenbauer ka dalë në skenë për të thënë fjalën e tij. Në një intervistë të dhënë për Bild, ‘Kaiser’ ka spieguar se, “Loew duhet të vazhdojë të drejtojë në Europian”. Trajneri, megjithatë, në vendin e tij është vënë në qendër të kritikave, popullariteti është ulur në minimum. Është kritikuar shumë për faktin se ka lënë jashtë skuadre ‘senatorët’, Mats Hummels, Thomas Mueller e Jerome Boateng. “Mendoj se Thomas Mueller do të rikthente kushte të mira në ekip. Këtë gjë ka bërë dhe te Bayern në moment të vështira, – ka deklaruar Beckenbauer, – Nëse gjërat nuk funksionojnë, Loew do të duhet të ndjekë një rrugë të re. Prania e një lideri karizmatik kërkohet në ekip kur gjërat nuk shkojnë mirë. Bota na qesh, por për fat të mirë këto dështime janë të rralla në skuadrën përfaqësuese”.