Jurgen Klopp: Seria A? E drejtë të bëhen 5 ndryshime. Premier

“Nuk jam një tifoz i madh i pushimeve që sjellin impenjimet me përfaqësueset. Kemi humbur shumë lojtarë”. Janë fjalët e Jurgen Klopp, trajnerit të Liverpool, gjatë një interviste të dhënë për Daily Mail. Të kuqtë u goditën rëndë nga pushimi, me një varg të gjatë dëmtimesh. Trajneri gjerman, gjithashtu, lëshoi një mori akuzash për Premier League, në lidhje me mënyrën se si e ka menaxhuar pandeminë. “Duket se Coronavirus ka ndryshuar të gjithë botën përveç Premier League, me një sezon më të shkurtër prej 4 javësh, por me të njëjtin numër ndeshjesh dhe vetëm 3 zëvendësime. Ndërsa në të gjitha vendet e tjera janë aplikuar 5 ndryshimet. Në Itali, Juve dhe Interi kënë në skuadër më shumë lojtarë, por të gjitha ekipet e tjera ranë dakord që ishin të nevojshme pesë zëvendësime. Nuk është diçka që ka të bëjë me mua ose Liverpool por me shëndetin e lojtarëve”.