Fratini Shqiperia meriton besimin e BE-se
Gjatë punimeve të PPE-së, në një intervistë për mediat shqiptare, ministri i jashtëm Italian Franko Fratini vlerësoi progresin e dukshëm në realizimin e reformave dhe të zbatimit të atyre reformave që ka premtuar të realizojë.
“ Unë mendoj se e rëndësishme këtej e tutje është vazhdimi i zbatimit të planit të reformave. Mendoj se Shqipëria meriton besimin e Bashkimit Europian. Edhe më herët kam theksuar se sa e rendësishme është për Shqipërinë bashkëpunimi politik mes grupeve kryesore politike, të cilat ndihmojnë që të fuksionoje dhe parlamenti dhe kjo është gjëja e duhur që do të ndihmojë Shqipërinë në integrimin europian. Forcat politike duhet të bashkëpunojnë me njëra- tjetrën dhe bashkëpunimi do t’u sjellë dhe suksesin e integrimit dhe duhet të kihet parasysh se integrimi është në interesin e të gjitha palëve.”, tha zoti Fratini.
Ministri I Jashtëm Italian rikonfirmoi edhe një herë se Italia është një mbështetëse e plotë e integrimit të Shqipërisë, ne po presim raportin përfundimtar por Shqipëria e meriton që të jetë sa më shpejtë një anëtare e BE me të drejta të plota.