Volonte Pergjegjshmeria e opozites ndaj kombit duhet te vazhdoje edhe ne ardhmen

“Shqipëria po punon shumë mirë vitet e fundit. Ajo duhet të vazhdojë në këtë drejtim dhe jam shumë i kënaqur që partia opozitare po merr pjesë aktive në reformat që kërkojnë 2/3 e votave në Parlament. Mundësia që të diskutohen dhe të bëhen reforma të reja nuk është vetëm në dorën e partisë demokratike, të kryeministrit Berisha, por edhe të partisë socialiste”, kështu është shprehur Luca Volonte.
Volonte tha se “ shpresoj që kjo qasje e re e opozitës, përgjegjshmëria e saj ndaj kombit duhet të vazhdojë edhe në ardhmen dhe në këtë drejtim Shqipëria mund të ketë shanset që të mund të bëhet anëtare e BE. Konsensusi është kyç për integrimin evropian dhe për procesin e monitorimit nga Këshilli i Evropës. Shpresa jonë e përbashkët është që parlamenti të punojë shpejt në këtë drejtim.”
Edhe Elmar Brok në një intervistë për mediat deklaroi se “ Shqipëria ka bërë një progres të madh dhe mendoj se qeveria është në rrugën e duhur, por ende shumë punë mbetet për tu bërë për zhvillimin ekonomik apo ngërçin politik. Opozita duhet të lëvizë gjithashtu në drejtimin e duhur.”