Frattini: E ardhmja e Kosovës, në Bashkimin Europian
E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Europian. Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm italian Franko Frattini në një fjalim të mbajtur në Kuvendin e Kosovës . Sipas tij pavarësia e Kosovës është një proces i pakthyeshmë duke shtuar se kjo pavarësi ka qënë një stabilitet për rajonin e Ballkanit.
Ai shtoi gjithashtu se bashkimi Europian ka vlerësuar zhvillimet që ka bërë Kosova gjatë këtyre 2 viteve të pavarësisë së saj.
Gjithashtu Frattini theksoi se rajoni i Ballkanit është prioritet i axhendës së BE-së dhe se kjo e fundit do të mbështesë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat europiane.
Përsa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën Frattini theksoi se për Kosovën do të duhet një kohë më e gjatë pasi ajo duhet të përmbush shumë kritere.
Sipas tij një prej kritereve është edhe miratimi i ligjit për riatdhesimin duke shtuar Kosova duhet të bëjë përpjekje për një bashkëpunim tregtar me BE-në