Tiranë, sherr me thika në gjimnaz, 2 të plagosur
TIRANë- Tirana është trondituar pasditen e sotme nga një ngjarje e ndodhur në mes të qytetit. Një 19-vjecar është sulmuar me thikë në bulevardin “Zogu I” nga disa bashkëmoshatarë.
Sulmi ka qënë pjesë e një sherri të nisur në gjimnazin “Sami Frashëri”, ku më herët ka mbetur i plagosur edhe një 15-vjecar.
Denis Dollapi, i sulmuar në bulevardin “Zogu I” ka qënë pjesë e sherrit dhe është plagosur pasi ka tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes. Një grup gjimnazistësh e kanë ndjekur duke e goditur me thika. Pasi e kanë qëlluar disa herë me thikë e kanë lënë të riun në mes të rrugës, ndërsa mësohet se ai më pas është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak.
Policia e kryeqytetit ka mbërritur në vendnngjarje duke nisur hetimet. Sipas policisë të dy të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. 15-vjecari i plagosur quhet Durim V, ndërkohë që pritet të zbardhen edhe arsyet e sherrit me thika mes të rinjve.
(m.a/BalkanWeb)