E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frattini: Shqiperi, model ne luften kunder emigracionit te paligjshem

Frattini vlereson modelin italo-shqiptar te bashkepunimit ne luften kunder klandestineve. Per te, ne rast se dhe vendet e tjera te aplikonin kete sistem, qe ka konvertuar ne ndalimin per tre vjet ne skafeve dhe mjeteve te tjera motorike te shpejtesise se larte ne det, atehere rezultatet do te ishin shume me te mira. Interesimit te medies se pse kur behet fjale per luften kunder emigracionit klandestin dhe kunder trafikut te droges vazhdon te sillet si shembull Shqiperia, ku vazhdon ndalimi i lundrimit te mjeteve private, shefi i diplomacise italiane, njeheresh zv.presidenti i Komisionit Evropian eshte shprehur se "ai ka qene shembulli me i mire i bashkepunimit dypalesh kunder emigracionit te paligjshem. Po te kishim modelin italo-shqiptar edhe me vende te tjera, me te cilet kemi kontakte dhe duam t'i zgjidhim kete probleme, gjendja e emigracionit te paligjshem do te ishte me e mire. Nese ne nuk i bllokojme emigrantet klandestine, qe ne portet nga nisen, por i bllokojme ne det te hapur, atehere eshte shume vone". Nje vleresim ky per strategjine e qeverise shqiptare ne luften kunder trafikut te qenieve njerezore, e cila ka konkluduar ne ndalimin e mjeteve lundruese, qe jo pak ka pasur akuza nga ana e opozites, por edhe nga banore, te cilet aplikojne turizmin familjar, te cilet jane shprehur kunder ketyre masave, qe shenojne dhe uljen e interesit per turizmin ne Shqiperi. Dhe per pasoje dhe uljen e te ardhurave qe nxirren nga turizmi. Njeheresh ka qene Ndoka, kreu i PDK, parti ne qeverisje, ai qe ka kerkuar shkurtimin e afatit te ketij ligji me nje vit, per te perfituar sadopak te pakten kete vit nga turizmi. Vleresimi i nderkombetareve ka qene i vazhdueshem per kete mase te qeverise shqiptare ne lufte kunder trafikut klandestin. S.P


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›