Nis procesi gjyqesor ndaj gazetarit Baton Haxhiu

Ne Gjykaten e Hages ka filluar dje procesi gjyqesor ndaj gazetarit nga Kosova, Baton Haxhiu, i cili akuzohet per shperfillje te gjykates. Prokuroria e kesaj gjykate e akuzon ate se ka bere te ditur identitetin e nje deshmitari te mbrojtur ne procesin kunder ish- kryeministrit te Kosoves, Ramush Haradinaj. Procesi kunder Haradinajt perfundoi ne pranvere me shpalljen e pafajshme te tij nga te gjitha akuzat. Gazetari Baton Haxhiu i tha dje gjykates se "nuk ka gabuar kur ka publikuar identitetin e nje deshmitari te mbrojtur, pasi emri i tij ka qene i njohur. Jo pak njerez e dinin emrin e tij. Kosova eshte vend i vogel dhe sekretet nuk zgjasin shume, sidomos kur behet fjale per udheheqesit e perpjekjeve te armatosura kunder serbeve gjate luftes ne Kosove", ka deklaruar Haxhiu.
Ish-drejtor i gazetes se perditshme "Express", Haxhiu tha se nuk ka dashur asnjehere te nderhyje ne drejtesine nderkombetare. Ai e kishte permendur emrin e deshmitarit te mbrojtur ne nje shkrim lidhur me akuzat e Gjykates se Hages kunder ish ministrit te Kultures ne Kosove, Astrit Haracija dhe gazetarit Bajrush Morina, te cilet ngarkohen per, sic thuhet, "ndikim mbi deshmitarin e mbrojtur". Te dy keta po mbrohen ne liri nga keto akuza. Vendimi ne procesin kunder gazetarit Baton Haxhiu pritet te merret me vone gjate ketij muaji. Nese shpallet fajtor, ai mund te denohet me heqje lirie deri ne 7 vjet, ose me gjobe deri ne 100 mije euro.