E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frattini: Vendimi për heqjen e vizave në 2 qershor

Shpallja e vendimit për heqjen e vizave për shqiptarët do merret në 2 qershor në Samitin e Sarajevës dhe qytetarët shqiptarë do udhëtojnë pa viza në periudhën e vjeshtës.
Duke vlerësuar hapat pozitive që ka bërë Shqipëria për liberalizmin e vizave, ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini në një konferencë me homologun Meta, theksoi se Italia mbështet këtë proces dhe një vendim pozitiv pritet nga Komision Europian para majit. "Komisioni Europian ka analizuar hapat e Shqipërisë për heqjen e vizave . Si nënkryetar i KE-se kur mora dosjen e Shqipërisë doja të përcaktoheshin disa kërkesa që të verifikoheshin lehtësisht. Sot kompetentët mund të shqyrtojnë përmbushjen e këtyre kërkesave", pohoi ai.
"Objektivi ynë politik është kërkimi i një vendimi pozitiv nga KE para majit. Synimi tjetër përbëhet nga shpallja e vendimmarrjes për heqjen e e vizave në Samitin e Sarajevës në 2 qershor. Këshilli i Ministrave të Jashtëm të KE do marri një vendim para fillimit të verës që t'i lejojë shqiptarëve dhe qytetarëve të Bosnjës që të udhëtojnë pa viza në periudhën e vjeshtës", u shpreh Frattini.

Ministri i Jashtëm i Italisë nënvizoi se këto janë synime të arritshme dhe Italia do mbështesë këtë proces. Sa i përket integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian ministri i Jashtëm i Italisë theksoi se për këtë duhet bashkëpunim nga politika shqiptare, por qeveria italiane do punojë që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit brenda këtij viti. "Ballkani është një rajon që nuk ka perspektivë tjetër veç integrimit në BE. Ky rajon nuk duhet trajtohet si paketë, secili prej vendeve duhet të vlerësohet sipas meritave. Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara. Italia do të punojë fort që statusi i kandidatit për në BE për Shqipërinë të merret brenda këtij viti", deklaroi ai. Por kjo tha Frattini do të kërkojë shumë impenjim.

Ministri i Jashtëm i Italisë tha ndër të tjera se Italia mbështet nismën e Korridorit 8. Ai nënvizoi se bashkëpunimi Shqipëri-Itali nuk është vetëm mes dy qeverive, por mes dy popujve.

Ministri i Jashtëm shqiptar Meta në fjalën e tij vlerësoi Frattinin si një arkitekt të procesit të integrimit dhe theksoi se ai është një avokat i Shqipërisë për heqjen e vizave. "Por ne besojmë se meritojmë liberalizmin e vizave pasi qeveria ka përmbushur detyrimet teknike. Unë falenderova ministrin Frattini për mbështetjen e tij", shtoi Meta. Ministri Meta vlerësoi marrëveshjen për njohjen e patentave shqiptare në Itali dhe tha se shpresonte që së shpejti të arrihej një marrëveshje edhe për sa i përket pensioneve. Po ashtu në takim u bisedua edhe për politikat e punësimit dhe çështje të rajonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›