E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Protestat, e vetmja zgjidhje

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka apeluar sërish për pjesëmarrje në protesta duke deklaruar se protestat janë e vetmja zgjidhje për situatën e vështirë që po kalon vendi. Rama pohoi se numri i protestave në qytet e fshat do të rritet, do të kulmojë në 30 prill, por do të vijojë edhe në 1 maj, ditë në të cilën është njoftuar edhe një protestë e PD-së.
"Shqipëria proteston kundër një pushteti që kërkon të qendrojë duke shkelur çdo parim të demokracisë. Protestat tona do përshkallëzohen për të kulmuar në 30 prill e më tej. Protesta për të zbardhur krimin elektoral, për të ndalur rrënimin ekonomik dhe të larguar qeverinë", theksoi ai.
Sipas kryesocialistit Rama të dhënat e fundit tregojnë për një përkeqësim të ekonomisë së vendit.
"Shifirat e 3 mujorit të fundit tregojnë se ekonomia është në degardim të pandalshëm. Uji është shtrenjtuar ndjeshëm ndërsa kreditë janë shtrenjtuar ", theksoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›