Fraza, buzëqeshje dhe kurorë. Italia, kampione e tatuazheve
Barzalji adhuron shprehjet në gjuhën kineze, De Rosi ka një ndërhyrje në pulpë, Diamanti është për rekord
Europianin e tatuazheve e ka fituar Italia. Më të mirët në fushë: Diamanti, Kasano, Bonuçi e Barzalji: janë ata axurrët më të pikturuar. Alesandro Diamanti është i fiksuar: krahët e tij janë të mbushura plot me çdo lloj simboli dhe frazash.
Të tjerë lëshojnë mesazhe, respektojnë familjen, shfaqin njerëz dhe numra të çuditshëm. Duke menduar që tatuazhi dikur konsiderohej i dëmshëm, sot është një modë dhe një botë për tu shprehur.
MOTOJA E BONUÇIT E MARKIZIOS Mbi krahun e majtë të Leonardo Bonuçit, duket mbishkrimi në latinisht: Për aspera ad astra. Përmes ashpërsisë deri te yjet. Për të mbërritur sa më lart, duhet të vuash, kuptimi i motos dhe Leo di diçka: sa shumë gabime dhe kritika, para se të arrijë në përsosmërinë e ndeshjeve të fundit në Europian.
Më modern Klaudio Markizio, i cili ka zgjedhur frazën asnjë nuk është e pamundur, e huazuar disa vjet më parë në stil të madh nga një reklamë. Bonuçi ka edhe 19-ën, numrin e fanellës së tij dhe një shprehje që as një gazetar kinez dhe as një japonez, kanë arritur ta përkthejnë: Shumë e çuditshme, – thanë këta të fundit.
KURORA E BALOTELIT SuperMario është cilësuar një gjeni në një intervistë në France Football para Europianit, por nuk i ka mjaftuar. Mbi gjoksin e tij qëndron e vizatuar një kurorë, sikur ka dashur të thotë: Unë jam mbreti. Jo keq për një që luan në Angli, në kampionatin e mbretëreshës.
Kasano, në brendësi të krahut të tij të djathtë, ka shkruar emrin e tij (Antonio), në germa kineze. Spikat edhe një vizatim i çuditshëm, ndoshta një dragua, por nuk është e sigurt nëse është i tillë, të paktën kështu interpretohet nga jashtë. Mbi krahun tjetër shfaqet një diell, një flutur, një delfin.
Në lartësi të shpinës dhe në njërën nga shpatullat, janë dy kompozime artistike. Ai që mban brenda Lindjen, është Andrea Barzalji. Disa germa kineze mbi njërin krah, ku tregon lulen e trëndafilit. Në tjetrën, familjen.
Barzalji është një tip i qetë, nga shtëpia në fushë dhe pastaj sërish në shtëpi. Federiko Balcareti ka bërë tatuazh, në fund shpinë dhe me germa kapitale, emrin e fëmijës së parë, vajzës Lukrecia. Ndërsa Tiago Mota ka zgjedhur një samuraj.
NUK KALOHET Është origjinal tatuazhi i Daniele de Rosit mbi pulpën e djathtë: një futbollist që ndërhyn në spërkatë. Stili është i njëjti i atyre vizatimeve që përfytyrojnë situata të tilla të tjera, me drita të kuqe.
Mesazhi sublim duket interesant. Doni të shihni nëse De Rosi ndihet më shkatërrues se ndërtues? Më i lirë se mesfushor? Në Europian, në dy ndeshjet e para, ka luajtur në qendër të një mbrojtjeje me tre lojtarë dhe ndoshta nuk është mërzitur shumë. Përkundrazi.
ÇËSHTJA DIAMANTI Alesandro Diamanti kandidon për titullin e futbollistit më me shumë tatuazhe në botë. Lëkura e tij është një mozaik i vërtetë.Mbi krahë nuk ka një centimetër kuadrat të lirë. Vërehet një balenë, numri 23 pak rëndësi ka nëse në Europian fantazisti mban numrin 22 disa yje, parullën be happy (ji i lumtur), flamurin e Tajvanit, vendlindjen e gruas së tij, Silvia Hsieh, po fytyrën e gruas me mbishkrimin je e veçantë në anglisht, germat kineze që tregojnë derrin (Alino ka lindur në vitin 1983, viti i derrit për kalendarin kinez). Në pulpën e djathtë ka të vizatuar një smile, buzëqeshje. Një rast për shkollë, për tu studiuar.
Mendimi i ekspertes Melania Gabiadini, futbolliste e kombëtares së femrave dhe motra e Manolos, sulmues i Atalantës, bën tatuazhe dhe komenton kështu zgjedhjet e axurrëve. Më pëlqejnë tatuazhet e De Rosit (ndërhyrja) dhe të Markizios (asgjë nuk është e pamundur). Për sa i takon pjesës tjetër, shoh tatuazhe mjaft të përbashkëta, shumë germa kineze.
Diamanti është një djalosh gjithëpërfshirës dhe është plot me tatuazhe. Pirlo është më i rezervuar dhe ka vetëm një të vogël. Gabiadini më pas këshillon: Të bësh tatuazhe mund të jetë e rrezikshme.
Hedhja e gjilpërave dhe sterilizimi i makinës, është rregulli i parë vendimtar. Sa kushton? Varet nga ajo që kërkon. Ka tatuazhe nga 70 euro deri në një mijë. Ngjyrat dhe madhësitë bëjnë diferencën. Sa zgjat? Një tatuazh nuk është më përgjithnjë. Sot mund të hiqet.
Alesandro Diamanti, 29 vjeça, ka një mozaik në lëkurën e tij
Yje me fat
Prandeli & co: 4 axurrë të ndihmuar nga horoskopi
Supersticioziteti, dihet, është një detyrim. Por me gjithë kujdesin e mundshëm, yjet do të dukeshin sikur ndihmonin axurrët. Është i sigurt Antonio Kapitani, i cili ka bërë një studim-parashikim përpara finales, ku vëren se Baloteli, De Rosi, Kielini e Prandeli, kanë lindur në shenjën e Luanit, më e mira. Sot, – shpjegon Kapitani, – kanë që të katërt një mbështetje të mrekullueshme nga hëna. Për më shumë kanë edhe Jupiterin dhe Mërkurin në favor, që janë planetët e fatit dhe të strategjisë.
1. Samurai i Tiago Motës. 2. De Rosi dhe rreziku i ndërhyrjes. 3.Tatuazhi i Di Natales. 4-5-10. Diamanti shpërthen: buzëqeshje, zemër dhe yje. 6-8. Tatuzhet në krahë të Kasanos. 7. Per aspera per astra e Bonuçit. 9. Barzalji dhe ideogramat. 11. Dedikimi i Balcaretit për vajzën Lukrecia. 12 Kurora e Balotelit. 13. Motoja e Markizios.
