Tripleta është realitet, Spanja hyn në histori
Dy Europianë të fituar radhazi dhe një Botëror. Skuadra e Del Boskes është një legjendë. Nga Vjena, në Johanesburg, deri në mbrëmjen e Kievit në Ukrainë
Spanja hyn në histori si kombëtarja e vetme që fiton tri herë radhazi në veprimtaritë më të mëdha të futbollit, pas suksesit katër vite më parë në kampionatin europian dhe në vitin 2010 kampionatin botëror. Kjo është finalja e katërt e Spanjës në një garë të tillë europiane.
Ata kishin dalë fitues në vitin 1964 dhe 2008, ndërkaq në vitin 1984 kishin humbur në finale. Trajneri spanjoll, Visente del Boske, ka regjistruar 20 ndeshje pa humbje, duke dalë fitues në dhjetë ndeshjet e tyre të sistemit eliminues në turnetë e mëdha, pa pësuar asnjë gol të vetëm.
Nga poshtë (fushës) drejt lartësisë: Kasiljas, Serxhio Ramos, Ksabi Alonso, Ksavi, Injesta, Fabregas, Torres. Emrat e 7 lojtarëve që kanë luajtur finalet e Europianit 2008, 1-0 ndaj Gjermanisë dhe të Botërorit 2010, 1-0 ndaj Holandës.
MOMENT HISTORIK Asnjë kombëtare, deri mbrëmë, nuk ka arritur tripletën radhazi. Gjermania e Helmut Shënit fitoi Europianin në 72, Botërorin në 74 dhe u ndalua nga luga e Antonin Panenkës në finalen europiane të 1976-ës. Përballë 11-metërshit historik.
Që atëherë është afruar në krye vetëm Franca: kampione e botës në 98 dhe e Europës dy vjet më pas, por e eliminuar që në raundin e parë në Botërorin e Koresë së Jugut dhe Japonisë. Dhe që mbrëmë, Spanja ka hyrë në histori, duke pasur dy trajnerë, Arragones dhe Del Boske, me një grup lojtarësh thuajse të pandryshuar.
MUNGESAT Sepse përveç 7 të lartë përmendurve, duhet cituar Karles Pyjol, i pranishëm në të dyja finalet, por mbrëmë e pa nga tribuna (për shkak dëmtimi që nga nisja e veprimtarisë) David Silva, titullar kundër Gjermanisë në finale dhe në stol ndaj Holandës dhe Dvid Vila, i cili e humbi finalen e parë për një dëmtim dhe pasi i udhëhoqi iberikët në Afrikën e Jugut, 5 gola nga 8, ndaloi sërish për një dëmtim të rëndë. Kjo është organika e Spanjës kampione. Dhe ka akoma diçka për tu nënvizuar: vetëm Kasiljas, Ksavi e Ksabi Alonso, janë mbi 30 vjeç.
10 DEBUTUES Por Del Boske nuk ka reshtur asnjëherë së pari rrotull. Që kur mori trashëgiminë nga Arragones, ka grumbulluar 55 lojtarë, duke aktivizuar 48. Mes tyre, në katër vjet janë dukur jo më pak se 27 debutues, dhjetë nga të cilët, ishin në Ukrainë.
Një brez i ri, që ka mësuar që tani të fitojë, si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren: në katër vjet dhe 60 ndeshje, Spanja ka humbur vetëm 6 herë (4 nga të cilat në miqësore) dhe fituar 50 ndeshje.
HISTORI NDRYSHE Ato të 7 magjikëve: Kasiljas është siguria, vazhdimësia, kapiteni vendimtar që ishte protagonist në çerekfinalen e Europianit 2008 dhe në finalen e mbrëmshme, njeriu që ndaloi Robenin në finalen e Johanesburgut.
Sërish protagonist në Ukrainë ndaj Portugalisë. Serxhio Ramos, i plotfuqishmi: në dy veprimtaritë paraardhëse, anësori i djathtë (në qendër ishin Pyjol e Marçena, pastaj Pyjol-Pikè), këtu qendërmbrojtës me Pikènë.
Ksabi Alonso, ndryshimi i sistemit: nga 4-4-1 me digën Markos Sena të Arragonesit, me Alonson shpesh në stol (në finalen e Vjenës hyri në vend të Fabregasit), te zgjedhja e dyfishtë e Visende del Boskes, ku Alonso është i palëvizshëm në krah të Busketsit. Ksavi: mendja, lojtari më i mirë i Europianit katër vjet më parë (asist në finale), i shkëlqyer në Botëror dhe në këtë Europian.
LUMTURI Injesta, simboli i lumturisë, për golin në minutën e 116-të në finale kundër Holandës. Pas një Europiani të vështirë, mesfushori iberik ishte një nga më të mirët mbrëmë në fushë ndaj Italisë.
Ai lufton për çmimin e lojtarit më të mirë me Pirlon dhe Kasiljasin, falë përzgjedhjeve të tij si Njeriu i ndeshjes në dy gara. Fabregas, vlefshmëria, aftësia për tu përshtatur, si protagonist, por edhe në stol. Titullar në Vjenë, në stol në Johanesburg, titullar mbrëmë.
Torres, kalimi i kohës, vështirësia për të mbajtur një rendiment të qëndrueshëm. Arragones e aktivizonte titullar. Mbrëmë, kundër Italisë, një gol dhe një asist për gol për Matën: 3 gola në këtë Europian për biondin spanjoll.
3 trofe të fituar radhazi për kombëtaren e Spanjës, e cila mbrëmë ka hyrë në historinë e futbollit, duke arritur një rekord të jashtëzakonshëm: 2 kampionate europianë dhe një Botëror të fituar brenda 4 vjetësh, një Euro me trajner Arragonesin, ndërsa një Botëror dhe një Europian me Del Bosken
Iberikët
Spanjollët, 211 trofe të fituar gjithsej
Në nivel trofesh (duke konsideruar për secilin si ato të fituar me kombëtaren, ashtu edhe me klubin), Spanja kryeson. 23 lojtarët e Del Boskes, kanë grumbulluar deri tani 211 trofe. Ndërsa ata të Prandelit kanë fituar 64 (Pirlo 12, Mota e Bufon 11). Ksavi e Injesta arrijnë në shumën 47 dhe me 21 të Valdesit kalojnë që të tre Italinë.
Gjithçka e ardhur falë Barcelonës së Guardiolës, i cili pa dyshim që ka një ndikim të madh, por është edhe zakoni për të fituar finalet: Ksavi e Injesta, duke luajtur së bashku, kanë arritur 20 të tilla dhe kanë fituar 17-të.
9 spanjollë mbrojnë kurorën e kampionëve!
Nëntë lojtarë që ishin dje në fushë për Spanjën janë të parët që kanë arritur të fitojnë dy europian radhazi. Iker Kasiljas, Serxhio Ramos, Andres Injesta, Ksavi Hernandez, Çesk Fàbregas, David Silva, Ksabi Alonso dhe Fernando Torres ishin në fushë në fitoren kundër Gjermanisë para katër vitesh në Euro 2008 në Vjenë.
Të gjithë ishin të pranishëm mbrëmë kundër Italisë, e cila pësoi fatin e Gjermanisë. Kasiljas ishte ai që e ngriti këtë trofe port ë dytin vit radhazi.
Santi Kazorla ishte në vitin 2008, por nuk ishte këtë herë. Trembëdhjetë lojtarë kishin luajtur më parë në dy finale, duke nisur nga Valentin Ivanov, Viktor Ponedelnik dhe Lev Jashin, të cilët ishin fitimtarë me Bashkimin Sovjetik në Europianin e parë në vitin 1960 dhe zunë vendin e dytë pas katër vitesh.
Franc Bekenbauer, Uli Hënes, Sep Maier, Hans-Georg Shvarcenbek dhe Herbert Vimer të Gjermanisë Perëndimore i shkuan shumë pranë fitores në dy finale pasi skuadra e tyre mundi Bashkimin Sovjetik në vitin 1972, por u mund nga Çekosllovakia katër vite më vonë.
Bernard Dietz gjithashtu luajti në finalen e vitit 1976 për Gjermaninë Perëndimore, por iu desh të priste katër vite për të ngritur lart një trofe, kur mundën Belgjikën në finalen e Romës.
Gjermania e bashkua ishte sërish në finale në vitin 1992, por u mund nga Danimarka 2-0; katër vite më vonë ata mundën Çekinë duke marrë titullin për të tretën herë. Tomas Hesler, Tomas Helmer, Jurgen Klinsman dhe Matias Samer luajtën në të dyja ndeshjet.
Botëror dhe Europian, Del Boske imiton Shënin
Trajneri i Spanjës fiton Europianin pas Kupës së Botës. Në të kaluarën vetëm trajneri i Gjermanisë Perendimore, Helmut Shën e kishte bërë diçka të tillë
Visente del Boske është bërë trajneri i dytë që fiton edhe Europianin edhe Kupën e Botës. Ky rekord është vendosur prej tij mbrëmë, kur Spanja mundi Italinë 4-0 në finalen e luajtur në Kiev.
Përpara ditës së djeshme, i vetmi trajner që kishte shtënë në dorë Kupën Henri Delonej dhe Kupën e Botës ishte Helmut Shën, i cili fitoi me Gjermaninë Perëndimore Europianin dhe Botërorin në vitet 1972 dhe 1974.
Vetëm penalltia e famshme e Antonin Panenkas për Çekosllovakinë në finalen e Europianit 1976 i mohoi Shënit dhe skuadrës së tij, ku luanin Franc Bekenbauer, Sep Maier dhe Pol Brajtner, trofeun e tretë.
Spanja tani k
