E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fred Beleri të hënën para Gjykatës së Posaçme

Kryetari i ri i bashkisë se Himarës, Fredi Beleri, do të dalë përpara gjykatës së posaçme ditën e hënë, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Gjykata e Posaçme do të bëjë rivlerësimin e masës së arrestit me burg, duke u përfaqësuar nga gjyqtarja, Atalanta Zeqiri.

Ndërsa akuzën në emër të spak do ta paraqesë prokurorja Dorina Bejko.

Beleri u arrestua 48 orë përpara se të garonte për bashkinë që ai fitoi, në kushtet e flagrancës, nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Në dosjen hetimore thuhet se Fredi Beleri u premtonte qytetarëve të himarës nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë, ose 50 deri në 200 euro.

Veç kësaj, kandidati i “Bashkë Fitojmë” kishte premtuar edhe pensione dhe nënshtetësi greke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›