E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale/ Regjistrohen 18 kallëzime penale për krime zgjedhore, 6 të arrestuar

30 kallëzime penale janë dorëzuar në Prokuroritë e rretheve, nën akuzën e krimeve zgjedhore.

Për 18 prej tyre është vendosur regjistrimi i çështjeve, 3 të tjera janë refuzuar, ndërsa paditë e tjera po verifikohen ende.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se 9 kallëzime janë bërë nga subjekte politike, ndërsa 21 janë dorëzuar nga policia gjyqësore e drejtorive vendore.

Bëhet fjalë për padi që kanë ardhur nga 12 qarqet e vendit, ndërkohë që prokuroria sqaron se 6 persona janë arrestuar në flagrancë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›