E Diel, 1 Nëntor 2026

Frederik Tashko Ju tregoj per biseden sekrete te babait tim Koco Tashkos me Enver Hoxhen para se carja e tyre te plaste ne Byro Nga Fatos Veliu

Kur Enver Hoxha e pa se Kocoja do ti shtronte problemet para ambasadorit sovjetik erdhi nga Vlora me urgjencen me te madhe

Frederik Tashko per here te pare tregon betimin e Enverit per ti persekutuar te atin. Vendosmeria e Kocos per te pranuar fundin tragjik qe tronditi Byrone duke u thene se i vinte ndot qe i kishte pasur shok

Kocoja duke mos u ulur aspak nga revolta qe e kishte shoqeruar qe ne fillim te mbledhjes iu kthye dhe Enverit duke i mbledhur te dyja duart bashke dhe duke ia zgjatur perpara Do arrini ti jepni mut ketij populli. Me te vertete qe karriget i mbajtet gjatehellip por me cfare cmimi per popullinhellip

Koco cilin vend te kane premtuar sovjetiket Vendin timhellip apo vendin e ketij duke treguar me dore nga Enveri. Atehere Kocoja me nje mllef qe nuk e di se nga i ka dale iu pergjigj Mehmet Shehut me te njejtin ton Me vjen ndot qe ju kam pasur shoke. Ju kam bere shoke per ideal dhe jo per karrige. Te ishte per karrige rrija ne Amerike dhe merrja cupen e milionerit.

Hysni Kapo i fliste Kocos si me inat duke ngritur zerin ne menyre hakerruese. Ketu Kocoja nuk duroi e ngriti zerin befasisht dhe iu leshua Hysni Kapos tere tersellime duke ia numeruar te gjitha ato qe ai i quante te padrejta. Ketu cuditerisht Hysniu ndryshoi pozicion dhe filloi te fliste qete duke kerkuar here pas here te gjente llafin.

Ai e ka ndjekur dialogun me Enverin ne cdo sekuence te tij me te njejtin ton dhe pa u terhequr ti ndodhte cfare te donte aq sa Enveri pas shume oresh debat iu kercenua ashper se keshtu si po vepronte do te jepte xhevap para Byrose Politike.

Ne keto momente Enveri duke e pare vendosmerine e cuditshme te Kocos u terhoq disi menjane ne menyre te fshehte qe te mos binte ne sy te Haxhiut dhe te Rita Markos dhe i tha Koco me thuaj si vella ku e ke hallin Pas kesaj Kocos kur e pa ne gjendje te tille dhe kur e kuptoi menyren mafioze tashme te zbuluar iu neverit dhe i ktheu krahet menjehere.

Do te kalonin rreth tri jave qe nga takimi i ashper me Enver Hoxhen kur Byroja Politike do te merrte ne shqyrtim Koco Tashkon. E verteta eshte krejt ndryshe nga sa eshte thene deri tani. E verteta e pamohueshme eshte se Kocoja iu pergjigj te gjitheve ne formen dhe me guximin qe ata nuk e prisnin. Ai jo vetem u mbrojt por ka sulmuar ne menyren me te ashper.

KUSH EumlSHTEuml KOCO TASHKO

Koco Tashko eshte nje nga personalitetet e historise se hershme te levizjes komuniste ne Shqiperi. Emri i tij eshte i lidhur qe me historine e shoqerise patriotike Vatra ne Amerike. Ka qene nje nga miqte e vjeter te poliedrikut te kultures Fan Noli dhe njihej mire deri ne oborrin e mbretit Zog nga i cili i jane bere jo pak oferta per ofiqe shteterore. Nderkohe ai njihet dhe nga opinioni i gjere shqiptar si njeriu i derguar midis te tjereve nga Kominterni per krijimin e Partise Komuniste te Shqiperise. Gjithsesi Koco Tashko eshte njekohesisht edhe disidenti i regjimit komunist per te cilin luftoi jo pak per ta sjelle ne Shqiperi duke perjetuar gjithmone vuajtjen nga njeriu te cilin e ofroi ne partine qe po pergatiste te krijonte pra nga Enver Hoxha.

Koco Tashko ka lindur ne Fajum te Egjiptit me 14 korrik te vitit 1899. I ati Thanas Tashko kishte shkuar aty qe ne vitin 1880 si emigrant ekonomik dhe pas peripecish te panumerta kishte arritur te behej i suksesshem ne ekonomi. Megjithate ai e vuri pasurine e tij ne interes te levizjes patriotike shqiptare.

Koco Tashko dinte ne menyre te shkelqyer me shkrim dhe lexim 8 gjuhe te huaja te cilat ishin anglishtja frengjishtja greqishtja arabishtja gjermanishtja italishtja rusishtja dhe spanjishtja.

Arsimi

Pas arsimit fillor ne Egjipt Tashko vazhdoi kolegjin protestant Hai School ne Bejrut. Me mbrapa perfundon studimet ne universitetin e njohur te Harvardit ne Boston pikerisht ne degen e ekonomise politike ose te marredhenieve nderkombetare sic quhej ndryshe. Se fundmi perfundon ne Moske shkollen e larte te Kominternit apo Fakultetin e Filozofise sic quhej me gjuhen e kohes ne te cilin u emerua dhe pedagog.

Detyrat

Koco Tashko eshte njohur si pedagog i shkolles se larte te filozofise ne Moske dhe ka qene njekohesisht kryetar i seksionit anglo-amerikan te Kominternit ne ate shkolle. Ka qene sekretar personal i Fan Nolit gjate kohes qe ky ka qene deputet i parlamentit te Shqiperise. Ne vitet 1923-1924 Tashko u emerua dy here konsull i Shqiperise ne Nju-Jork titull diplomatik me te cilin ne ate kohe Shqiperia perfaqesohej ne Amerike. Me mbrapa Koco Tashko vijon ne funksione te tilla si redaktor ne gazetat patriotike Idealisti apo Emigranti ne Amerike. Ne vitin 1937 kryen detyren e ngarkuar nga Kominterni si kryetar i seksionit ballkanik MOPRR ne France. Ne vitin 1943 pikerisht gjate periudhes se luftes nacionalclirimtare Koco Tashko emerohet nga Shtabi i Pergjithshem i Ushtrise Nacionalclirimtare si sekretar i Keshillit te Pergjithshem Nacionalclirimtar. Clirimi i Shqiperise pra viti 1945 e gjen ate sekretar te Asamblese Kushtetuese. Ne vitet 1946-1947 Koco Tashko emerohet ambasador i Shqiperise ne Moske. Ne vitin 1947 ai ngarkohet me detyren e zevendesministrit te Puneve te Jashtme qe e ushtronte paralelisht me Hysni Kapon. Ne vitin 1954 caktohet ambasador i Shqiperise ne Sofje por pas nje viti pra ne 1955 si zakonisht ne te tilla raste e kthejne serish nga Sofja per ta emeruar ne aparatin e Komitetit Qendror te Partise si kryetar te Komisionit te Kontrollit dhe Revizionimit te Partise. Ne kete detyre vazhdoi deri ne vitin 1960 kur mbi te filluan sulmet politike te Enver Hoxhes duke e akuzuar si agjent te sovjetikeve.

Perfundimi

Ne vitet lsquo60 nga nje plenum i posacem i KQ te PPSH-se Koco Tashko perjashtohet nga partia per te cilen erdhi posacerisht ne atdhe. Beri 8 vjet internim duke filluar qe nga Corrushi i Mallakastres e duke vazhduar ne shume zona te Shqiperise. Pas 8 vjetesh internimi kur ishte ne moshen 68-vjecare u burgos per 10 vjet ne burgun e sigurise se larte te asaj kohe ne Burrel nga i cili doli vetem ne vitin 1980 kur kishte mbushur plot 78 vjec. Kater vjet me vone pikerisht ne 1984 kur sa kishte mbushur 85 vjec Koco Tashko vdiq ne vuajtje dhe ne mjerim.

HYRJE

Ne vazhdim te botimeve te ciklit me rrefime e te birit te Koco Tashkos per te atin i cili ka qene njeriu me i njohur ne fillimet e levizjes komuniste gazeta sot boton pikerisht pjesen e trete te kesaj interviste. Nga numrat e kaluar keni lexuar per jeten e adoleshences se Koco Tashkos dhe arsimimi i gjithanshem i tije ne Perendim duke u kompletuar si nje intelektual i mirefillte. Deshira e Fan Nolit per ta mbajtur afer dhe si e mori sekretar personal. Detyrat diplomatike qe ju ngarkuan per te perfaqesuar Shqiperine ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe si u perplas me Ahmet Zogun duke i refuzuar dhe ofertat e majme qe ju bene personalisht nga ai. Angazhimi politik i tije ne levizjen komuniste qe kishte lindur ne bote dhe detyrat qe ju ngarkuan nga Komiterrni per te krijuar Partine Komuniste ne Shqiperi. Pergatitja e mbledhjes themeluese te Partise dhe si e ftoi Enverin ne kete mbledhje. Acarimi qe pesoi me te pas kritikave parimore qe guxoi ti bente atij dhe Miladin Popovicit dhe si e pesoi pas kesaj. Atentati i deshtuar qe ju be pas gjithe kesaj peripecie dhe rastesia e shpetimit nga ai. Detyrat e vecanta qe ju ngarkuan pas clirimit dhe si ngeli vetem perball te gjithe atyre qe dikur i kishte njohur si shoke. Akuzat qe filluan ti zyrtarizohen pas prishjes me sovjetiket si agjent i tyre dhe armik i Partise se vete. Nderkohe ne pjesen e sotme te intervistes se Frederik Tashkos do te lexoni per perpjekjet e Kocos per te takuar zyrtaret e ambasades sovjetike per problemet qe kishin lindur dhe vendosmeria e tij per te thene te verteten si e mendonte duke marre parasysh gjithcka deri dhe sakrificen me te madhe. Perplasjet e rrezikshme me Enverin dhe te gjithe Byrone Politike deri te premtimi qe ata i bene per ta persekutuar perfundimisht. Kryenecesia dhe vendosmeria e cuditshme e Tashkos per ti kundershtuar forcerisht ish-koleget e tij politike duke e percaktuar keshtu dhe fatin e rende qe do ta priste ne te ardhmen.

Vijon nga numrat e kaluar

Zoti Frederik le ti rikthehemi paksa momentit te permendur edhe ne pjesen e intervistes se djeshme per te ripyetur per se kur filluan goditjet direkte te Enver Hoxhes mbi shokun e tij te dikurshem Koco Tashkon

Ishte viti 1960 kur pikerisht mbas kthimit nga mbledhja e Bukureshtit e delegacionit tone te kryesuar nga Hysni Kapo pra ne muajin korrik ne Komitetin Qendror te Partise u zhvillua nje plenum i posacem special i cili mori ne analize mendimet e njerezve te besuar qe shfaqnin mbeshtetje per Bashkimin Sovjetik. Ne kete analize u riskua ne kritika te rrezikshme edhe im ate. Nga sa me ka treguar ai vete nje diskutim te ashper ka bere Nexhmie Hoxha. Pas kesaj Kocoja nuk ka duruar por eshte cuar ne kembe i revoltuar dhe ka deklaruar Per sa thote shoqja Nexhmie ka vetem nje vend ku mund te diskutohen dhe kete do ta bejme.

Per ku e kishte fjalen

Per te folur me ambasaden sovjetike madje ai kishte nder mend te takonte vete ambasadorin.

Kishte te drejte Enveri ta quante agjent pas kesaj

Absolutisht jo. Atehere aty shkonin te gjithe madje Enveri kushedi sa takime bente me ambasadorin qofte ne njeren qofte ne tjetren zyre. Kemi parasysh se eshte viti 1960 dhe deri ne ate kohe nuk ishte i denueshem takimi me ambasadorin e Bashkimit Sovjetik sepse takimi me te konsiderohej ndihme ashtu sic mund te quhet sot takimi me ambasadorin amerikan. Pastaj Kocoja ne te vertete kerkoi takim jo vetem me ambasadorin amerikan por edhe me Enver Hoxhen. Mirepo Enver Hoxha jo vetem qe nuk e priti por filloi ne njefare menyre dhe ta fyente.

Ne cmenyre

Konkretisht Koco Tashko ka kerkuar takim me Enverin per problemin e marredhenieve me Bashkimin Sovjetik te cilat po pesonin ftohje te madhe pikerisht ne 1 gusht 1970. Mirepo Enveri filloi ta shtynte takimin me pretekstin se ishte me pushime dhe nuk mundej ti anulonte ato. Mirepo Enveri nuk dinte qe Kocoja ne njefare menyre kishte kerkuar ta sqaronte kete situate edhe prane ambasadorit sovjetik. Keshtu qe jo vetem qe nuk e priste por caktoi Hysni Kapon per ta konsumuar takimin qe kishte kerkuar ky.

U takua me Hysniun

Duhet te kuptoni qe kjo menyre ishte nje fyerje per Koco Tashkon pasi Hysniu para tij nuk perbente ndonje personalitet me te larte. Madje te dy kishin qene ambasadore ose te dy kishin qene njekohesisht zevendesministra te jashtem pa te folur ketu se kush ishte Koco Tashko ne aspektin intelektual aq me shume po te kemi parasysh edhe kryenecesine apo krenarine si ta thuash te Koco Tashkos. Megjithate komedia qe kishte filluar Enver Hoxha do te shkonte deri ne fund.

Pse e konsideroni komedi

Se ishte e tille vertet. Enveri i vuri qellim vetes ne ato momente te tregonte para Tashkos se ata benin cfare te donin prandaj dhe Hysni Kapo dergoi pa pritur e pa kujtuar nje oficer ne shtepine e Kocos qe ta lajmeronte per takimin qe do te bente me Hysniun. E cuditshmja e kesaj pjese teatrale ishte se oficeri trokiti ne mesnate ne shtepine e Kocos duke i thene se te nesermen ne oren 10.00 e priste vete Hysniu ne zyre per te konsumuar takimin e kerkuar. Mirepo Kocoja sic e kishte zakon ne keto raste qe nuk kursehej te ta perplaste ne fytyre iu kthye oficerit korrier duke i thene Une ne radhe te pare nuk kam kerkuar takim me Hysni Kapon por me Enver Hoxhen dhe ne radhe te dyte u thuaj atyre qe te mos dergojne njerez ne mesnate per te me njoftuar kur ka dite plot se ne mesnate levizin vetem kusaret. Prandaj ik tani dhe mos te te shoh me te trokasesh naten ne deren time. Oficeri pas kesaj ia kishte komunikuar te gjitha Hysniut. Ky i fundit si per ti dhene zjarr lojes qesharake qe kishte nisur pasi kaloi dhe ndonje ore a dy dergoi oficerin edhe nje here per ti trokitur ne deren e shtepise. Kuptohet qe kishte kaluar mesnata. Oficeri beri ashtu si i thane. Trokiti pareshtur ne deren e shtepise sone derisa im ate doli jashte dhe e pyeti se si ishte puna qe ai erdhi prape kur ky kishte porositur qe te mos vinin me ne mesnate. Oficeri pa iu bere vone fare se cfare po i thoshte Kocoja i komunikon ne menyre mekanike porosine e dhene. Erdha qe tju kujtoj te mos harroni per neser takimin me shokun Hysni te cilin e keni ne oren 1000.

Shkoi Kocoja ne takimin me Hysni Kapon kur ai kishte kerkuar qe ate takim ta bente me Enverin

Ne takim do te shkonte patjeter se ai nuk ishte njeri ordiner. Pastaj donte me shume te kerkonte sqarim per ate qe i kishte ndodhur gjate nates qe i kishin derguar oficerin ne menyre provokative. Sa i shkoi ne zyre Hysniu pa humbur kohe filloi biseden dhe hapi temen e kerkuar qe me pare nga Kocoja. Mirepo qe ne fillim ai nisi te bente te fortin dhe te pushtetshmin. I fliste Kocos si me inat duke ngritur zerin ne menyre hakerruese. Ketu Kocoja nuk duroi e ngriti zerin befasisht dhe iu leshua Hysni Kapos tere tersellime duke ia numeruar te gjitha ato qe ai i quante te padrejta. Ketu cuditerisht Hysniu ndryshoi pozicion dhe filloi te fliste qete duke kerkuar here pas here te gjente llafin.

Pse ndryshoi

Im ate me tregoi se roli qe kishte marre Hysniu pra te bertiste dhe te bente te fortin ishte detyrimisht i instruktuar nga Enveri. Por kur pa vendosmerine e padiskutueshme te Kocos per te mos u terhequr para cdo cmimi qe do ti duhej te paguante per mendimet e veta u detyrua te ndryshoje qendrim. Por me e cuditshmja ndodhi pas kesaj. Kur Hysniu i transmetoi Enver Hoxhes qendrimin konsekuent dhe te paterheqshem te Kocos dhe kur mesoi se ky do ti zgjidhte gjerat deri te ambasada sovjetike sic kishin bere dhe ata ne shume raste kerkoi te realizonte takimin qe kishte refuzuar deri ne ato caste me pretekstin e pushimeve.

Enveri ishte ne Vlore

Erdhi te nesermen posacerisht nga Vlora duke nderprere keshtu pushimet per te bere takimin me Kocon. Ishte data 3 gusht 1960.

Ai takim sic me ka treguar tim ate ka qene nga me te cuditshmit por edhe nga me te poshtrit. Si u njoftua se e priste Enver Hoxha ne zyre shkoi menjehere per te konsumuar aq e aq probleme te akumuluara dhe qe kishin nevoje per diskutim pasi ai po akuzohej ne menyre te padrejte si agjent si i shitur e ku di une se cfare vetem e vetem pse kishte shfaqur mendimin e vet ashtu si e kishte ne te vertete. Ne zyren e Enver Hoxhes ishte dhe Rita Marko me Haxhi Kroin. Biseda e Kocos me Enverin vazhdoi e gjate dhe shume e ashper. Edhe ne kete rast per cudine e jashtezakonshme te Enver Hoxhes Kocoja nuk ka leshuar pe. Ai e ka ndjekur dialogun me Enverin ne cdo sekuence te tij me te njejtin ton dhe pa u terhequr ti ndodhte cfare te donte aq sa Enveri pas shume oresh debat iu kercenua ashper se keshtu si po vepronte do te jepte xhevap para Byrose Politike. Por serish cudia nuk mbaroi me kaq sepse edhe pas kesaj Kocoja iu kthye se nuk pyeste per asgje kur kishte mendimet e veta dhe nuk ia kishte me te keq as Partise dhe as popullit. Ne keto momente Enveri duke e pare vendosmerine e cuditshme te Kocos u terhoq disi menjane ne menyre te fshehte qe te mos binte ne sy te Haxhiut dhe te Rita Markos dhe i tha Koco me thuaj si vella ku e ke hallin.

Pas kesaj Kocos kur e pa ne gjendje te tille dhe kur e kuptoi menyren mafioze tashme te zbuluar sic tregon vete im ate iu neverit dhe i ktheu krahet menjehere pastaj doli jashte duke mos e kthyer me koken mbrapa.

Enveri sic njihet tashme ne histori e shtroi problemin e tij ne Byrone Politike

Po. Do te kalonin rreth tre jave qe nga ai takim kur Byroja Politike do te merrte ne shqyrtim Koco Tashkon. E verteta eshte krejt ndryshe nga sa eshte thene deri tani. Ajo si gjithmone ne te tilla raste filloi me fjalimin e gjate dhe pompoz te Enver Hoxhes. Pas kesaj filluan te diskutonin me radhe Mehmeti Kadriu Rita Marko etj. Te gjithe vazhdonin dialogun me Kocon me parimin ku e linte njeri e vazhdonte tjetri. E verteta e pamohueshme eshte se Kocoja iu pergjigj te gjitheve ne formen dhe me guximin qe ata nuk e prisnin. Ai jo vetem u mbrojt por ka sulmuar ne menyren me te ashper.

Nuk pati frike

Aspak madje nuk eshte penduar asnjehere gjate kohes se vuajtjeve per ate shkak derisa vdiq.

Mund te na zbardhesh te pakten me perafersi ndonje dialog nga sa te ka treguar yt ate

Pas fjalimit sic thashe qe mbajti Enveri ne fillim te mbledhjes i cili zgjati mbi nje ore e mori menjehere fjalen Mehmet Shehu me synimin qe ta mposhtte Kocon me te paren. Koco cilin vend te kane premtuar sovjetiket Vendin timhellip apo vendin e ketij duke treguar me dore nga Enveri. Atehere Kocoja me nje mllef qe nuk e di se nga i ka dale iu pergjigj Mehmet Shehut me te njejtin ton Me vjen ndot qe ju kam pasur shoke. Ju kam bere shoke per ideal dhe jo per karrige. Te ishte per karrige rrija ne Amerike dhe merrja cupen e milionerit. Pas kesaj ne menyre te befte u ngrit ne kembe dhe duke kapur karrigen me nervozizem e tundi fort duke iu drejtuar Mehmetit dhe Enverit Mbajeni fort se do tju shpetoje. Ne ate moment nderhyn Kadri Hazbiu Ke te drejte Koco Tashko se deri tani nuk te eshte bere kemba me balte. Edhe ketij Kocoja i ktheu te njejten resto Foli edhe i biri i beut qe ska zbritur kurre nga kali me shale per te me treguar balten mua. Une e kam bere shkollen duke punuar fabrikave te Amerikes. Ty te duken te frikshme keto dhe i perdor per te frikesuar te tjeret. Ne kete moment nderhyn dhe Rita Marko duke thene Koco do te marresh ne qafe femijet. Serish Kocoja vazhdoi me te njejtin ton Jam i sigurt qe nga njerez si ju nuk pres gje tjeter por ta dini se ballin femijeve skam per tua nxire. Atehere e merr fjalen Enveri Koco cna ben ti neve Kronshtadist Kocoja duke mos u ulur aspak nga revolta qe e kishte shoqeruar qe ne fillim te mbledhjes iu kthye dhe Enverit duke i mbledhur te dyja duart bashke dhe duke ia zgjatur perpara Do arrini ti jepni mut ketij populli. Me te vertete qe karriget i mbajtet gjatehellip por me cfare cmimi per popullinhellip Keshtu mes ketij tensioni dhe mes debatesh te tilla vetem me sulme nga te gjitha anet u mbyll ajo mbledhje Byroje e cila pastaj kur u procesverbalua u tjetersua dhe u stis krejt ne forme te re.

Vijon

////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////

Pas kesaj u zhvillua pleniumi

Do kalonin dy jave derisa te vinte dita e 9 shtatorit kur do te mbahej plenumi i posacem i Komitetit Qendror te Partise per Koco Tashkon dhe Liri Belishoven. Cte zgjatemi per vijimin e pleniumit kur dihej fryma qe ishte ndezur kunder tim eti. Por mund te them se ne fund ndodhi ajo qe pritej. Si Kocoja ashtu dhe Liria u perjashtuan nga Partia. Nje dite pas pleniumit pra me 10 shtator familja jone u internua.

Ku ju cuan

Ne zonen e Mallakastres pikerisht ne fshatin Fratar i cili bie afer Corrushit qe ishte dhe fshati i Mehmet Shehut. Per keto lloj puneshhellip fjalen dinin ta mbanin mire. Me e keqja ishte se nuk na gjeten as ndonje banese por megjithese nuk mund ta besoni une po ju them se na vendosen ne nje stalle bagetish.

Nga cilet perbehej familja e Koco Tashkos ndersa internohej

Nga babai qe ne ate kohe ishte te 61 vjetet nga nena ime qe ishte 42 vjece si dhe tre femijet qe ishim une qe sa kisha mbushur 18 vjec si dhe dy motrat 11 dhe 15 vjece.

Vetem ne Fratar e bete internimin

I zume me radhe qe nga Fratari e deri ne Ballsh Seman Fushe-Mamurras dhe deri ne Adriatik te Lacit. Pas 8 vjetesh ne internim Kocoja u fut ne burg ku ndenji plot 10 vjet dhe doli andej vetem ne vitin 1980 ne moshen 78 vjec.

Ku e vuajti denimin

Nente vjet ne Burrel dhe nje vit ne Tepelene.

Po familja eshte persekutuar shume

Fjale eshte kjo Jo vetem kaq por e kishim te veshtire dhe per te takuar babain. Ishte nje torture e vertete. Nuk dije si te beje. Shkonim ne Mamurras dy dite para se te benim takimin per te marre leje. Flas kur ishim te internuar ne rrethin e Krujes. Kishte pasur raste qe shkonim per takim dhe nuk na thoshin menjehere por na linin deri ne oren kater mbasdite duke pritur sa na binte gjaku ne fund te kembeve dhe pastaj na thoshin si me ironi Nuk ka takim sot. Keshtu qe ne ktheheshim serish nga kishim ardhur. Por nuk ishte gje kjo para vuajtjeve te babait ne burg.

Keni ndonje rast

Se mos nje. P.sh. nga sa i ka ndodhur atij ne burg une mund te tregoj nje rast kur eshte futur pesembedhjete dite ne qeli me uje te ftohte dhe eshte marre prej andej nga shoket vetem i ngrire. Ngjarja kishte te bente me leximin e veprave te Enver Hoxhes te cilat lexoheshin me altoparlant ne kohen qe te denuarit kishin oren e lire per te marre ajer. Ne nje periudhe po lexoheshin nga vepra e 17-te dialogjet gjoja te Enverit me Kocon qe ishin bere ne zyren e Enverit sikur Kocoja ka qene i terhequr dhe i penduar perballe ketij te fundit gje qe nuk ishte absolutisht e vertete. Mirepo vepra e 17-te ku fliste per Kocon lexohej dhe rilexohej dhe nje oficer qe ishte dhe komisari i burgut ndiqte me vemendje Kocon qe bente ecejake neper oborrin e ajrimit. Mirepo Kocoja ndersa altoparlanti lexonte bente xhiron pa i levizur asnje nerv ne fytyre. Ne nje moment ne njeren prej diteve ai i flet oficerit qe po vezhgonte nga kulla Komisar thuaji atij komandantit tuaj qe te mos genjeje kaq shume se jam i gjalle akoma. Ai e kishte fjalen per Enverin. Pas kesaj e priste izolimi ne qeline me uje te ftohte qe per nje 78-vjecar ishte jashtezakonisht e tmerrshme. E nxoren vetem pas pesembedhjete ditesh Maqo Como dhe Bardhyl Belishova. Kocoja kishte ngrire komplet. Nuk levizte dot as gishtat e duarve. Shokeve do tu duhej qe ta fusnin ne fillim ne ujin e nxehte te dusheve qe ta sillnin ne vete pastaj ti benin masazh per ta ngjallur. Ehhhellip Nuk kane te sosur histori te tilla.

Kur doli nga burgu

Doli vetem ne vitin 1980 kur ishte 78 vjec. Jetoi deri ne vitin 1984.

U pendua ndonjehere qe nuk i ishte nenshtruar Enverit

Asnjehere megjithese e pagoi shtrenjte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›