E Diel, 1 Nëntor 2026

Treni vret kalimtarin lihet ne rruge me teper se nje ore

Drejtuesit e spitalit te Lushnjes Kemi vetem nje makine

Mungesa e ambulancave ne spitalin e Lushnjes e ka lene nje te aksidentuar per me shume se nje ore mes ngrices dhe te ftohtit. Nje kalimtar eshte aksidentuar ne gjendje te rende nga treni i linjes Tirane - Vlore. Aksidenti eshte pare nga shume persona te cilet kane njoftuar policine dhe spitalin. Por edhe pas lajmerimit policia ka kryer hetimet e nevojshme ne vendngjarje ndersa trupi i te plagosurit eshte dergjur pertoke per me shume se nje ore per shkak te voneses se ndihmes mjekesore. Makina e urgjences edhe pas nje ore pritjeje nuk ka ardhur dhe 60-vjecari Enver Saraci eshte derguar ne spital me nje makine policie pa marre asnje lloj ndihme ne vend.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur dje paradite ne mbikalimin e Savres ne qytetin e Lushnjes. I aksidentuari Enver Saraci eshte perplasur me lokomotiven e trenit gjate perpjekjes per te kaluar ne krahun tjeter te hekurudhes. Menjehere pas ngjarjes makinisti ka ndaluar trenin per ti dhene ndihme te aksidentuarit. Ai e ka nxjerre te plagosurin ne rrugen kryesore te Savres per te kerkuar nje automjet qe mund ta transportonte drejt spitalit. Per ngjarjen eshte njoftuar policia e Lushnjes e cila ka shkuar menjehere ne vendngjarje por uniformat blu jane befasuar kur kane pare te demtuarin te lengonte ne rruge pa i dhene askush nje ndihme dhe pa u marre nga makina e urgjences se Lushnjes. Duke pare vonesen e ambulances ku kishte kaluar me teper se nje ore nga qendrimi i te plagosurit ne rruge forcat e policise vune ne dispozicion makinen e tyre per te bere dergimin ne spital te 60-vjecarit i cili edhe pse eshte vendosur ne terapi intensive mjekesore ndodhet ende ne gjendje kritike per jeten. Enver Saraci ka marre goditje te forta ne koke dhe vonesa ne dhenien e ndihmes se pare mjekesore ka rritur shkallen e rrezikut per jeten.

Deklarata e mjekeve

Menjehere pas njoftimit se i plagosuri u transportua me nje ore vonese dhe pa marre asnje lloj ndihme te pare mjekesore drejtuesit e spitalit te Lushnjes kane reaguar duke deklaruar se kane ne dispozicion te pacienteve vetem nje ambulance e cila nuk mund te perballoje te gjitha nevojat. Drejtuesit e spitalit te Lushnjes theksuan se ne kohen kur urgjenca eshte njoftuar per aksidentin nga treni automjeti ndodhej ne nje tjeter ngjarje. Megjithate lenia e te demtuarit me teper se nje ore ne ane te rruges ne nje temperature teper te ulet dhe pa asnje ndihme mjekesore eshte nje ngjarje qe duhet marre ne analize per te nxjerre pergjegjesite me qellim ndryshimin e kesaj gjendjeje ne spitalin e Lushnjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›