E Diel, 1 Nëntor 2026

Fredi Beleri u la në burg, reagon Ministria e Jashtme greke: Vendim skandaloz! Do të ndikojë në marrëdhëniet Shqipëri-BE

Fredi Beleri u la në burg, reagon Ministria e Jashtme greke: Vendim

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka reaguar, pasi Gjykata e Vlorës la në burg kandidatin e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.

Përmes një deklarate Ministria e Jashtme e cilëson vendimin e sotëm, si skandaloz nëse provat ndaj tij nuk janë të të pakundërshtueshme.

Më tej në deklaratë thuhet se ky vendim do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, duke shtuar se nuk tregon shtetin e së drejtës.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme të Greqisë:

Vendimi i sotëm i gjykatës së Vlorës, nëse provat nuk janë të pakundërshtueshme, është skandaloz. Arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor. Vendimi për ndalimin e kandidatit për Kryetar Bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Himarë, qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri.

Një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht i kësaj rruge europiane është respektimi i rregullave europiane dhe parimeve të shtetit të së drejtës nga vendet kandidate. Vendime si ky i sotmi që shkelin parimet e mësipërme do të thotë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane.

Lexo edhe: Fredi Beleri mbetet në burg, Gjykata e Vlorës dërgon në SPAK dosjen e kandidatit të Himarës

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›