E Diel, 1 Nëntor 2026

Elon Musk zgjedh CEO-n e ri të Twitter

Elon Musk zgjedh CEO-n e ri të Twitter

Miliarderi Elon Musk ka zbuluar më në fund se kujt do t’ia lëjë drejtimin e Twitter.

CEO i kompanisë së medieve sociale ka emëruar Linda Yaccarino, ish-kreun e reklamave në NBC Universal, si shefe të re ekzekutive të Tëitter. Ai u shpreh se Yaccarino do të fillojë punën pas gjashtë javësh.

“Mezi pres të punoj me Lindën për ta transformuar këtë platformë në X, aplikacionin gjithçka”, shkroi ai në Tëitter, duke konfirmuar vendimin një ditë pasi shkaktoi ‘trazira’ në rrjet, duke thënë se kishte gjetur një shef të ri ekzekutiv, por pa e zbuluar identitetin.

Musk, i cili bleu Twitter vitin e kaluar për 44 milionë dollarë, ishte nën presion për gjetjen e një CEO të ri, pas shqetësimeve që shfaqën partnerët në Tesla dhe SpaceX, për shkak të vemendjes që ai po i kushton Twitterit.

Përsa i përket Linda Yaccarino, ajo mbikëqyri rreth 2000 persona dhe u përfshi në nisjen e shërbimit të saj të transmetimit në NBC Universal. Ajo iu bashkua kompanisë në vitin 2011, pas 15 vitesh në Turner Entertainment dhe është vlerësuar me sjelljen e operacionit të shitjes së reklamave në të ardhmen dixhitale.

“Nëse Twitter po kërkon të fitojë para më mirë se sa ka qenë, atëherë ky do të ishte vendi për të filluar dhe Linda do të ishte personi ideal për ta bërë këtë të ndodhë”, tha Claire Atkinson, shefe korrespondente e medias në Business Insider, e cila ka ndjekur karrierën e Yaccarino për dy dekada.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›